Ish deputeti i LSI ne Gjirokaster, Vangjel Tavo u rikthye mbremjen e sotme në Tv Alpo per nje interviste, televizion qe tri vite me pare e kishte me qira vellai i vet, si mjet ne funksion te propagandes se LSI. Sic ka bere shpesh kohet e fundit, Tavo edhe kesaj radhe nuk e humbi rastin te akuzonte qeverine per keqmenaxhim te situates se pandemise. Sipas tij Rama ka bere show dhe ka dhene direktiva permes FB, duke shmangur totalisht ekspertet. Tavo komentoi me keqardhje edhe nje foto te kryebashkiakut Flamur Golemi postuar nje dite me pare me rastin e hapjes se nje biznesi te ne zonen muzeale. Sipas Tavos kryebashkiaku po shkel masat kunder Covid. Intervista që i ngjante më shumë një monologu prej të dëshpëruari vjen në një kohë kur Tavo ka intensifikuar daljet publike në prag të fushatës. Kësaj radhe ai është i vetëm në garën që duket më e vështirë se kurrë. Nëse në 2017 kishte administratën e bashkive Gjirokastër e Dropull në 2021 s’ka asgjë. Dhe LSI-së nëse i heq pushtetin është njësoj si t’i heqësh oksigjenin.
©argjiroja.net