• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tashmë ka një zgjidhje për bllokimin e telefonatave të padëshiruara, AKEP tregon mënyrën

01/10/2020
Tashmë ka një zgjidhje për bllokimin e telefonatave të padëshiruara, AKEP tregon mënyrën

Telefonatat e marketingut të produkteve, që në disa raste kthehen në shqetësim për klientët, do të vendosen nën kontroll përmes një regjistri.
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka publikuar për këshillim publik një draft të Rregullores Për “Mbrojtjen e konsumatorëve dhe përdoruesve të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike” ku në një prej anekseve sanksionohet edhe mënyra sesi do funksionojë regjistri “Mos më telefono”.
Kjo do të bëjë që numrat në këtë regjistër të mos telefonohen për qëllime marketing.
“Objekti i këtij Aneksi është përcaktimi i rregullave për sipërmarrësit ofrues të shërbimit publik telefonik që alokojnë numra për pajtimtarët dhe përdoruesit fundorë për regjistrimin e të dhënave të sakta të pajtimtarëve në lidhje me ID, zgjedhjen për përfshirje në Numeratorin Telefonik të Përgjithshëm, shërbimit të kërkimit të informacionit në numerator, si dhe krijimin e Regjistrit Do Not Call Me për të mundësuar pajtimtarët të mos marrin thirrjet/komunikimet pa kërkesë, nëse nuk e dëshirojnë këtë.
Propozimi është që secili operator duhet të krijojë një Bazë të Dhënash të Pajtimtarëve e cila të përmbajë zgjedhjet e pajtimtarëve për regjistrin Do Not Call Me dhe Numeratorin, dhe më pas këto të dhëna të përdoren për një regjistër kombëtar për thirrjet e pakërkuara dhe për ofrimin e shërbimeve të numëratorit telefonik dhe kërkimeve në numerator nga palët e interesuara.
Operatorët dhe administratori i regjistrit kombëtar Do Not Call Me kanë detyrimin që të sigurojë integritetin, saktësinë, përditësimin dhe ruajtjen e konfidencialitetit të informacionit të pajtimtarëve sipas legjislacionit në fuqi, përfshirë Ligjin 9918/2008, Ligji Nr.9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, si dhe akteve të nxjerra në plotësim të tyre dhe/ose për këtë qëllim” vlerëson AKEP.

Kompanitë afat deri në 1 mars 2021
Sipas pikës 1 thuhet se çdo sipërmarrës ofrues i shërbimit publik telefonik që alokon numra për pajtimtarët përdorues fundorë të shërbimit publik telefonik, ka detyrim që të sigurojë për pajtimtarët e tij që të kenë të drejtën, pa pagesë, që të përfshihen në Numëratorin Telefonik të Përgjithshëm, të informohen për qëllimin e numëratorit dhe funksionet e disponueshme të kërkimit të informacionit në numerator si dhe në Regjistrin “Mos më Telefono” (Do Not Call Me), për të mos marrë thirrje/komunikime të pakërkuara tregtare.
Të njëjtët sipërmarrës kanë detyrime që duke filluar nga 1 mars 2021 në Përmbledhjen e Kontratës, të përfshijë dhe zgjedhjen e pajtimtarit për përfshirje në Numëratorin e Telefonik të Përgjithshëm dhe zgjedhjen e pajtimtarit për thirrjet/komunikimet pa kërkesë, apo për përfshirje në Regjistrin “Mos më Telefono”.
“Për përfshirjen ose jo të pajtimtarit në Numëratorin Telefonik të Përgjithshëm, Përmbledhja e Kontratës së Pajtimtarit duhet të përmbajë në mënyrë të qartë informacion për qëllimin e Numeratorit Telefonik dhe alternativat e mëposhtme të zgjedhjes: – Dëshironi që të dhënat tuaja (numri i telefonit dhe emri/mbiemri, ose dhe adresa) të publikohen në Numeratorin Telefonik të Përgjithshëm, të printuar dhe/ose elektronik: JO/ PO – Nëse Po, Dëshironi që dhe adresa juaj të publikohet në Numërator? JO / PO
Ofruesi i shërbimit ka detyrim që gjatë procesit të zgjedhjes të informojë pajtimtarin për qëllimin e Numëratorit Telefonik të Përgjithshëm dhe funksionet e disponueshme të kërkimit të informacionit në numërator. Për përfshirjen ose jo të pajtimtarit në Regjistrin “Mos më Telefono”, Përmbledhja e Kontratës duhet të përmbajë në mënyrë të qartë alternativën e mëposhtme të zgjedhjes: Dëshironi që në numrin tuaj të telefonit të merrni thirrje/komunikime pa kërkesë nga kompani marketing në numrin tuaj të telefonit?: PO/JO” thuhet në rregullore.
Ky dokument i jep të drejtë pajtimtarit të ndryshojë kushtet për këtë aspekt në çdo kohë pra nëse merr të vendosë të mos marrë dhe e kundërta. Kjo bëhet duke u paraqitur në pikat e shitjes.
“Çdo sipërmarrës ofrues i shërbimit publik telefonik që alokon numra për pajtimtarët përdorues fundorë të shërbimit publik telefonik, ka detyrim të mbajë një Bazë të Dhënash të Pajtimtarëve, në formatin e duhur elektronik, dhe që përmban të paktën informacionin dhe fushat e mëposhtme:
1) Numri i telefonit të pajtimtarit; 2) Emri, mbiemri i pajtimtarit/emri i biznesit; 3) ID e pajtimtarit: Numri Unik Personal/NIPT; 4) Adresa e pajtimtarit; 5) Zgjedhja e pajtimtarit për numëratorin telefonik të përgjithshëm: 1. “Jo”, 2. “Po” përfshihen në fushë të veçantë elementet që pajtimtari dëshiron të publikohen. 6) Zgjedhja e pajtimtarit për thirrjet/komunikimet pa kërkesë, pra a dëshiron të jetë pjese e Regjistrit Do Not Call Me (Mos më Merr në Telefon): 1. “Jo”, 2. “Po”” thuhet në rregullore.

Related Posts

Emërohet shefi i ri i Policisë Kufitare në Sarandë
Lajme

Emërohet shefi i ri i Policisë Kufitare në Sarandë

13/07/2025
Hotelet në Sarandë e Ksamil “bëhen pishman”, nis ulja e çmimeve dhe fushatat në rrjetet sociale
Kryesore

Sarandë, nëna denoncon në polici: Më dhunuan dhe filmuan vajzën 12-vjeçare

13/07/2025
Shqipëria, e para në listën e destinacioneve verore jashtë zonës Schengen për t’u vizituar
Kryesore

Turistja serbe denoncon në polici: Në Ksamil më goditën me grusht në kokë

13/07/2025
La ëndrrën për futbollin që të ndërtojë të ardhmen në Theth, 23-vjeçari i zhgënjyer: Do emigroj sërish
Kryesore

La ëndrrën për futbollin që të ndërtojë të ardhmen në Theth, 23-vjeçari i zhgënjyer: Do emigroj sërish

12/07/2025
Blegtoria në rënie të lirë/ Shqipëria importoi nga jashtë 300 mln euro bulmet dhe 383 mln euro mish
Kryesore

Blegtoria në rënie të lirë/ Shqipëria importoi nga jashtë 300 mln euro bulmet dhe 383 mln euro mish

12/07/2025
I kërkuar në Belgjikë, shqiptari kapet nga grekët në Kapshticë
Lajme

I kërkuar në Belgjikë, shqiptari kapet nga grekët në Kapshticë

12/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Debat në studio/ Deklarata e Gerta Gixharit: Kampingu është për fakirët

Debat në studio/ Deklarata e Gerta Gixharit: Kampingu është për fakirët

13/07/2025
Ledri Vula flet për herë të parë për ndarjen nga Sara Hoxha: Distanca i ftohu raportet

Ledri Vula flet për herë të parë për ndarjen nga Sara Hoxha: Distanca i ftohu raportet

13/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al