• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Talebanët thirrje SHBA-ve dhe BE-së: Hiqni sanksionet

13/10/2021
Zyrtari, tregon për “VOA” se si janë të organizuar talebanët

Qeveria e udhëhequr nga talibanët në Afganistan ka paralajëmruar Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian se përpjekjet e tyre që përmes sanksioneve të bëjnë presion mund të paraqesin kërcënim për sigurinë dhe të shkaktojnë një valë refugjatësh ekonomikë.

Ministri i Jashtëm në qeverinë e talibanëve, Amir Khan Muttaqi, u tha diplomatëve perëndimorë gjatë bisedimeve në Doha se “dobësimi i qeverisë afgane nuk është në interesin e askujt, sepse efektet negative do të ndikojnë drejtpërdrejt në botë në sektorin e sigurisë dhe migrimin ekonomik”. Talibanët e kanë një zyrë politike në Doha të Katarit. Talibanët rrëzuan qeverinë e Afganistanit të mbështetur nga SHBA-ja në muajin gusht, pas një konflikti dy-dekadësh, dhe kanë shpallur një emirat islamik të qeverisur përmes interpretimit të ashpër të ligjit islamik.
A mund ta shtypin talibanët kërcënimin e IS-it? 
Por, përpjekjet për të stabilizuar vendin kanë hasur në vështirësi pasi ata po përballen me sulmet e grupit ekstremist rival, Shteti Islamik-Khorasan dhe komuniteti ndërkombëtar ende nuk e ka njohur qeverinë e tyre duke ngrirë edhe fondet.
Në bankat afgane janë në përfundim paratë e gatshme dhe nëpunësit civilë nuk paguhen.
“Ne i nxisim vendet botërore të heqin sanksionet ekzistuese dhe t’i lejojnë bankat të veprojnë normalisht në mënyrë që grupet bamirëse, organizatat dhe qeveria të mund t’i paguajnë pagat stafit të tyre me rezervat e tyre”, citohet t’u ketë ministri taliban, diplomatëve perëndimor.
Vendet evropiane në veçanti janë të shqetësuara se nëse ekonomia afgane shembet, një numër i madh emigrantësh do të nisen drejt kontinentit evropian.
Uashingtoni dhe BE-ja kanë thënë se janë të gatshëm të mbështesin nismat humanitare në Afganistan, por janë të kujdesshëm në dhënien e mbështetjes direkte talibanëve pa garanci se do të respektojnë të drejtat e njeriut, veçanërisht të drejtat e grave.

Related Posts

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur
Lajme

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur

03/02/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Lajme

Tërmet në Kretë

03/02/2026
Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç
Lajme

Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç

03/02/2026
Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!
Lajme

Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!

03/01/2026
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Qyteti më i madh në botë po fundoset
Pikante

Qyteti më i madh në botë po fundoset

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Alba Pollozhani vendos të mbulohet brenda shtëpisë së “BBVK”

07/02/2026
Tragjedi në Georgia: Gjendet i pajetë djali 27-vjeçar i reperit Lil Jon

Tragjedi në Georgia: Gjendet i pajetë djali 27-vjeçar i reperit Lil Jon

07/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al