• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Taksat tona për një grusht të pasurish

14/03/2023
Taksat tona për një grusht të pasurish

Nga Ola Xama

Mimoza Paja ishte një grua e vuajtuar e cila kishte rritur 4 fëmijë. Së fundi (sipas asaj që thonë mediat), ajo po rriste dhe mbesën. Mimoza punonte edhe dy turne në ditë si banakiere për të përballuar jetesën. Jetonte me qira dhe nuk i dilte. Si mund t’i dalë rroga dikujt që paguhet me 350 mijë lekë në muaj apo qoftë edhe me 500 mijë? Sa shkojnë dritat, uji, qiraja/kredia, buka, veshja, fatura e telefonit, administrimi i shkallës, taksat e bashkisë dhe taksat e shtetit? Sa na shkojnë ne të gjithëve taksat? A dini që çdo vit vetëm nga taksa e konsumit të mallrave që blejmë (TVSH) paguajmë 1.6 miliard euro në vit?  A duhet që këto para të shkonin për shërbime ndaj nesh? Për shëndetësi, për rrugë me standarde, për parqe dhe kushte në shkolla e kopshte?

A shkojnë një pjesë e taksave tona për strehimin social? Po atëherë përse një e varfër si Mimoza dhe shumë të tjerë si ajo, jetojnë me qira? Përse bonuset e strehimit i marrin të afërmit e pushtetarëve dhe ata që kanë nga dy tre shtëpi? A duhet që këto para të shkonin për pension social për gratë kryefamiljare? A duhet që ky pension të justifikonte të paktën minimumin jetik? Paratë e taksave tona, nuk shkojnë për të varfrit, por për një grusht biznesmenësh e politikanësh që duan të pasurohen çdo ditë e më shumë.

Pasuritë natyrore të vendit janë shpërndarë sa në duart e grupeve kriminale, sa në të familjarëve të ministrave e deputetëve, e sa të biznesmenëve afër pushtetit. Shqipëria ka përfunduar në një vend ku sado të punosh, nuk të del muaji. Shqipëria ka qënë dhe vazhdon të jetë një vend ku drejtësia nuk funksionon dhe çdo javë ka një bilanc me viktima të pafajshme sepse drejtësia nuk ka funksionuar. Shqipëria ka qënë dhe është një vend që ata që udhëheqin mendojnë vetëm për rrethin e tyre dhe bizneseve afër tyre.

Ekonomia, jeta sociale dhe gjithçka po shkojnë drejt shkatërrimit. Sot po vidhet aq shumë sa rrezikohet që këta që po ndërtojnë biznese në kurriz të të varfërve të mos kenë nesër blerës dhe të falimentojnë dhe ata që po nxjerrin nga burgu kriminelet, rrezikojnë që nesër të hanë dhe ata ndonjë plumb.

Jemi bërë një vend i pashpresë! Prandaj po ikin njerzit, po lenë fëmijët vetëm nëpër botë të kërkojnë azil. Që të shpëtojnë nga ky vend. Nga ky vend ku dhe po të punosh nuk të del. Po edhe nëse arrin të mbash frymën gjallë, përfundon i vdekur nga padrejtësitë e sistemit.

Related Posts

Hotelet në Sarandë e Ksamil “bëhen pishman”, nis ulja e çmimeve dhe fushatat në rrjetet sociale
Kryesore

Sarandë, familjarët kërkojnë trupin e pajetë të 65-vjeçarit: Dua ta varros, t’i bëj adetet e fundit. Institucionet ia pasojnë përgjegjësinë njëri-tjetrit

18/07/2025
Kryesore

Gjirokastër, djali denoncon në polici: Më ka humbur babai!

18/07/2025
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Ndërtoi pa leje në tokën e një gruaje në Gjirokastër, shpallet në kërkim 65-vjeçari

18/07/2025
Lapaj thirrje Shabanit: Reflekto dhe mbaj premtimin e dhënë para zgjedhjeve
Kryesore

Lapaj thirrje Shabanit: Reflekto dhe mbaj premtimin e dhënë para zgjedhjeve

18/07/2025
Kryesore

Qeveria e re, Rama paralajmëron një Ministër Shteti për Inteligjencën Artificiale

18/07/2025
200 euro për dy shtretër dhe një çadër? Pothuaj secili turist do t’u tregojë gishtin e mesit
Blog

200 euro për dy shtretër dhe një çadër? Pothuaj secili turist do t’u tregojë gishtin e mesit

18/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Sanksionet e BE ndaj Rusisë, Medvedev: Ekonomia jonë do rezistojë, do intensifikojmë sulmet ndaj Ukrainës

Sanksionet e BE ndaj Rusisë, Medvedev: Ekonomia jonë do rezistojë, do intensifikojmë sulmet ndaj Ukrainës

18/07/2025
Sa pak mjafton sot për të zbuluar gjithçka për dy të panjohur!

Sa pak mjafton sot për të zbuluar gjithçka për dy të panjohur!

18/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al