Në takimin me kryeministrin Edi Rama sot në Pogradec, kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi prezantoi disa nga arritjet përgjatë mandatit të tij të parë në krye të kësaj bashkie. Ai evidentoi 5 ndërhyrje të rëndësishme si mbulimi 100% me ujë 24 orë në ditë i qytetit, investimet në vlerën 455 mln lekë nga 85 mln që ishin në vitin 2019, rritja e buxhetit të pastrimit me 105% etj. Ndërkohë sa i përket ndërhyrjeve të tjera në të ardhmen, ai foli për projektin e Terminalit të Gjirokastrës, i cili do të realizohet në bashkëpuinim me Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor. Në skenarin më optimist tha Golemi terminiali do të përfundojë brenda vitit të ardhshëm. ©argjiroja.net