Mediat greke i kanë kushtuar një artikull vizitës së Ramës në Gjirokastër dhe veçanërisht takimit me Ministrin e Kulturës së Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy. Në artikullin e “Protothema” Edi Rama konsiderohet se një pro-turk dhe që nuk fsheh as ndjenjat e tij për Turqinë apo marrëdhëniet e veçantë me Erdogan.
Në artikull flitet dhe për Gjirokastrën ku thuhet se qyteti është qendër e pakicës së tyre dhe se qeveria shqiptare deri më sot nuk ka tentuar të nxjerrë në pah trashëgiminë kulturore të Gjirokastrës të lidhur me fenë ortodokse në rajon.
ARTIKULLI I PLOTË:
“Çfarë tha Edi Rama me një delegacion turk për qytetin që është një qendër historike e pakicës greke? Në kulmin e periudhës parazgjedhore në Shqipëri, kryeministri Edi Rama nënshkroi një marrëveshje me Ministrin e Kulturës Turke Mehmet Nuri Ersoy për të rivendosur trashëgiminë Osmane në qytetin e Gjirokastrës.
Rama i cili nuk i fsheh ndjenjat e tij pro-turke dhe marrëdhëniet e tij të veçanta me presidentin Erdogan, mirëpriti delegacionin turk në një shtëpi tradicionale në qytet, e cila u restaurua kohët e fundit nga i ashtuquajturi Shërbimi Turk i Bashkëpunimit dhe Koordinimit (TIKA) i cili kryen të ngjashme projekte në vendet e Ballkanit.
Rajon që në të kaluarën ato ishte territor i Perandorisë Osmane. Në një deklaratë, Rama tha se “marrëveshjet janë nënshkruar për të forcuar dhe promovuar bashkëpunimin e mëtejshëm në fushat e turizmit, artit, arkeologjisë, muzeologjisë, luftimin e trafikimit në vendet e trashëgimisë kulturore dhe mbrojtjen e të drejtave të autorëve.”
Qyteti është një qendër historike e pakicës greke në vendme një prani të fortë të mërgimtarëve. Deri më sot, nuk ka pasur zell të ngjashëm nga ana e qeverisë shqiptare për të shpëtuar dhe nxjerrë në pah trashëgiminë kulturore të lidhur me praninë e fortë Ortodokse Greke.”