Qytetet e Sarandës dhe Suharekës do të thellojnë më tej marrëdhëniet e binjakëzimit mes tyre.
Kështu u theksua sot gjatë një takimi mes kryebashkiakut të Sarandës, Adrian Gurma dhe kryetarit të komunës së Suharekës në Kosovë, Bali Muharremaj.
Muharremaj i uroi Gurmës suksese në detyrën e re me dëshirën që marrëdhëniet e binjakëzimit mes Suharekës dhe Sarandës të marrin një zhvillim të ri, duke patur vullnet të përbashkët.
Gjatë takimit Muharremaj e ftoi homologun Gurma për të qenë i pranishëm në festimet e Festarit, një feste lokale nga më tipiket e Suharekës, që lidhet me vreshtarinë dhe rrushin e prodhimin e verës.
Kryebashkiaku Gurma e falënderoi kreun e Komunës së Suharekës, të binjakëzuar me Sarandën prej 6 vitesh, duke e çmuar iniciativën e tij.
Kryebashkiaku Gurma tha se do t’i japim impuls të ri shkëmbimeve me interes të ndërsjelltë në disa fusha.