• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sulmet kibernetike/ Të premten nuk do jepen pasaporta dhe karta ID

15/09/2022
kibernetike

civile, gjendje, kibernetike, pasaporta,sulm

Të premten nuk do të ketë shërbim të Gjendjes Civile. Drejtoria e Përgjithshme njoftoi se ditën e nesërme do të ndërpritet përkohësisht shërbimi. Kështu nuk do të mund të aplikohet për dokumentet biometrike në zyrat e Aleat. Në njoftim thuhet se kjo bëhet në kuadër të masave për rritjen e nivelit të sigurisë. Shkak janë sulmet kibernetike që kanë goditur vendin.

“Për të rritur nivelin e sigurisë ndaj sulmeve kibernetike, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile po ndërmerr një sërë masash të integruara. Në këtë kuadër, ditën e premte, 16 shtator, GJC njofton se NUK do të mund të ofrohet shërbim në zyrat e aplikimit të Aleat për dokumente biometrike (pasaporta apo ID karta)” – thuhet në njoftim.

Ministria e Brendshme thotë se kërkon mirëkuptimin e gjithë qytetarëve për këtë ndërprerje të përkohshme të shërbimit. Kjo sipas saj do të jetë vetëm për ditën e premte. Kjo sipas saj shton masat komplekse për të garantuar shërbim të pandërprerë në vijim, e të sigurt për çdo qytetar. Aplikimi për dokumente identifikimi bëhet online.

Në një hark të shkurtër kohor Shqipëria është sulmuar kibernetikisht 2 herë nga Irani. Në korrik të këtij viti goditi shërbimet online. E-albania u bllokua dhe qytetarët nuk mund të merrnin shërbime. Sulmi u mor përsipër nga një grup i quajtur HomeLand Justice.

Ajo është faqe interneti që u shfaq para sulmeve kibernetike. Sipas analizës së Microsoft, pas faqes së internetit qëndron një grup i lidhur me Qeverinë iraniane, i cili është përgjegjës për sulmin në internet. Në faqen e internetit HomeLand Justice ekzistojnë disa publikime. Grupi merr përgjegjësinë për sulmin kibernetik, siç thuhet, për shkak të urrejtjes ndaj qeverisë shqiptare.

Të premten e kaluar u sulmua sistemi TIMS në pikat kufitare nga e njëjti grup. Për këto sulme vendi ynë ka bërë përgjegjës Iranin. Qeveria shqiptare vendosi të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me këtë vend. Ambasada e Iranit u largua nga vendi./ Argjirolajm.net

Related Posts

Hotelet në Sarandë e Ksamil “bëhen pishman”, nis ulja e çmimeve dhe fushatat në rrjetet sociale
Kryesore

Sarandë, familjarët kërkojnë trupin e pajetë të 65-vjeçarit: Dua ta varros, t’i bëj adetet e fundit. Institucionet ia pasojnë përgjegjësinë njëri-tjetrit

18/07/2025
Kryesore

Gjirokastër, djali denoncon në polici: Më ka humbur babai!

18/07/2025
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Ndërtoi pa leje në tokën e një gruaje në Gjirokastër, shpallet në kërkim 65-vjeçari

18/07/2025
Lapaj thirrje Shabanit: Reflekto dhe mbaj premtimin e dhënë para zgjedhjeve
Kryesore

Lapaj thirrje Shabanit: Reflekto dhe mbaj premtimin e dhënë para zgjedhjeve

18/07/2025
Kryesore

Qeveria e re, Rama paralajmëron një Ministër Shteti për Inteligjencën Artificiale

18/07/2025
200 euro për dy shtretër dhe një çadër? Pothuaj secili turist do t’u tregojë gishtin e mesit
Blog

200 euro për dy shtretër dhe një çadër? Pothuaj secili turist do t’u tregojë gishtin e mesit

18/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Sanksionet e BE ndaj Rusisë, Medvedev: Ekonomia jonë do rezistojë, do intensifikojmë sulmet ndaj Ukrainës

Sanksionet e BE ndaj Rusisë, Medvedev: Ekonomia jonë do rezistojë, do intensifikojmë sulmet ndaj Ukrainës

18/07/2025
Sa pak mjafton sot për të zbuluar gjithçka për dy të panjohur!

Sa pak mjafton sot për të zbuluar gjithçka për dy të panjohur!

18/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al