Të paktën 30 persona janë vrarë dhe rreth 100 të tjerë janë plagosur në një sulm kamikaz me bombë në një vend të shenjtë në Pakistan këtë të enjte, raportojnë mediat lokale.
Kamikazi ka hyrë në faltoren Lal Shahbaz Qalandar në qytetin e Sehwan Sharif përmes portës së artë, sipas autoriteteve lokale të cituara nga “Dawn News”.
Shpërthimi ndodhi në vendin ku një ritual i njohur si “Dhamaal” ishte duke u zhvilluar.