Është gjetur e pajetë gruaja e cila kishte humbur në det, pasi doli me varkë për peshkim me familjen e saj në Himarë. Mirela Rama është gjetur e mbytur, pak orë pasi u shpall e zhdukur. Ajo ndodhej në varkë me bashkëshortin, djalin dhe një shoqërues. Ky i fundit është shprehur se tentuan ta shpëtojnë gruan, por nuk ia dolën sepse rrezikonin të mbyteshin edhe vetë. Shkak për ngjarjen tragjike është bërë stuhia në det, që e ka bërë varkën të përmbyset.