Stuhisë së mbrëmshme në Gjirokastër nuk i ka shpëtuar dot rrapi shekullor në fshatin Dhoksat të Lunxhërisë. Pema gati 200-vjecare është rrëzuar nga era e fortë. Ky rrap ishte simboli i fshatit dhe vendi ku organizohej festivali ‘Divani Lunxhot’. Pema kishte statusin ‘monument natyre’. Banorët nxituan të mbillnin një fidan të ri për ta zëvendësuar. Shihni pamjet që sjell Tv Gjirokastra.