• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Studimi/Të ndash shtratin me dikë tjetër të ndihmon ta bësh gjumin më të mirë

14/11/2020
Studimi/Të ndash shtratin me dikë tjetër të ndihmon ta bësh gjumin më të mirë

Sipas një studimi, çiftet që ndajnë të njëjtin shtrat bëjnë një gjumë më të mirë. Por ashtu si për dikë që mund të flejë vetëm dhe i lumtur, ky studim nuk vlen për të gjitha çiftet.
Henning Johannes Drews, një studiues në Qendrën për Psikiatrinë Integruese,në Gjermani, studioi 12 çifte heteroseksuale që kaluan 4 net në një laborator gjumi, raporton “Health Line”.
Ai mati gjumin e individëve së bashku dhe veçmas duke përdorur një teknologji që kapi valët e trurit, lëvizjet, tensionin e muskujve dhe aktivitetin e zemrës. Çiftet gjithashtu plotësuan pyetësorë në lidhje me marrëdhëniet e tyre.
Sipas ekipit të Drews, çiftet që flinin krah për krah kishin lëvizje më të shpejtë të syve (REM), në krahasim me ato që flinin të ndarë. Kjo është një shenjë e mirë e gjumit, e cila lidhet me organizimin e kujtesës, rregullimin e emocioneve, zgjidhjen e problemeve dhe me ndërveprimet shoqërore.
Gjithashtu, sa më mirë të renditnin marrëdhëniet e tyre në pyetësorë, aq më shumë ishin në sinkron kur flinin krah për krah.
Megjithatë, jo domosdoshmërisht duhet të keni një partner për të bërë një gjumë të mirë. Drews mendon se disa njerëz janë më mirë kur flenë vetëm, pavarësisht nga statusi i tyre i marrëdhënies.

Cilësia e gjumit në çift
Pse disa çifte flenë më mirë kur flenë së bashku, ndërsa të tjerët janë të lumtur të flenë në hapësira të ndara?
Studiuesit mendojnë se gjumi në çift rrit ‘REM-in’, i cili më pas mund të zvogëlojë stresin emocional dhe të përmirësojë ndërveprimet tona.
“Një individ që është mësuar të flejë me një partner në shtrat mund të përjetojë një përgjigje stresi kur ai partner mungon”,- shpjegoi Drews pasi shqyrtoi abstraktin e studimit.

Ndërprerja e gjumit
Ka disa faktorë që mund të na ndërpresin gjumin. Një partner i cili flet në gjumë me zë të lartë mund të jetë një recetë për një natë të keqe (ose shtysë për divorcin e gjumit).
Edhe pse hulumtimet e kaluara matnin lëvizjen gjatë gjumit midis çifteve si një shënues i gjumit të keq, shumë lëvizje nuk barazohen me një natë të keqe të gjumit.
Drews vuri në dukje më shumë lëvizje të gjymtyrëve tek çiftet që ndanin një shtrat, por kjo nuk ua ndërpreu gjumin në eksperimentin e tij.
Disa nga njerëzit në studim gërhisnin dhe as kjo nuk kishte ndikim në cilësinë e ‘REM’.
Sipas një tjetër studimi, çiftet që bëjnë më pak se 7 orë në natë gjumë kanë më shumë gjasa të jenë armiqësorë ndaj njëri-tjetrit. Ata gjithashtu mund të përjetojnë inflamacion të lidhur me stresin, i cili mund të shkaktojë një mori sëmundjesh të ndryshme.
Duhet bërë më shumë hulumtime për të kuptuar bashkë-fjetjen pozitive midis partnerëve.

Të flesh vetëm
Edhe pse ‘REM’ u përmirësua me një partner në hulumtimin e Drews, kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të bëni gjumë të mirë nëse flini vetëm. Pavarësisht nëse jeni beqar apo i divorcuar, një natë e mirë e gjumit është akoma e mundur për ju.
“Unë mendoj se një person duhet të ndjekë udhëzimet e zakonshme për higjienën e gjumit dhe për krijimin e një ambienti që promovon gjumin”- tha Drews.
Kjo përfshin shmangien e aktivitete stresuese para gjumit, si ekranet e telefonit dhe TV një orë para gjumit dhe mbajtjen e zonës të qetë dhe të errët.

Related Posts

Dëshmi të reja për planetin e nëntë në sistemin diellor
Lifestyle

Dëshmi të reja për planetin e nëntë në sistemin diellor

04/01/2026
Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin
Argjiro +

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

01/01/2026
VIDEO/ Jeta në Antarktidë, shkencëtarët publikojnë pamjet unike të filmuara nga një pinguin
Lifestyle

VIDEO/ Jeta në Antarktidë, shkencëtarët publikojnë pamjet unike të filmuara nga një pinguin

01/01/2026
Bestytnitë e Vitit të Ri, çfarë duhet të bëni për një vit të mbarë
Lifestyle

Bestytnitë e Vitit të Ri, çfarë duhet të bëni për një vit të mbarë

01/01/2026
Në çdo tryezë për festimet e Viti të Ri/ Mënyra e duhur si ta ruani sallatën ruse nëse ju ka tepruar
Lifestyle

Në çdo tryezë për festimet e Viti të Ri/ Mënyra e duhur si ta ruani sallatën ruse nëse ju ka tepruar

01/01/2026
Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët
Lifestyle

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

31/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Robert Berisha dhe Nora Istrefi bashkë në udhëtim, ndodh për herë të parë pas divorcit!

Robert Berisha dhe Nora Istrefi bashkë në udhëtim, ndodh për herë të parë pas divorcit!

08/01/2026
NOTA/ I mungoi prekja fituese ndaj United, por Broja mbetet pikë referimi te Burnley (VIDEO)

NOTA/ I mungoi prekja fituese ndaj United, por Broja mbetet pikë referimi te Burnley (VIDEO)

08/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al