Sipas një studimi të Universitetit të Pensilvanisë, duhen vetëm 3 sekonda për të vendosur nëse dikush të pëlqen ose nuk të pëlqen. Kjo nuk ndodh pa një shpjegim logjik. Sipas studiuesve ka disa arsye përse e vendosim shpejt kur dikush na pëlqen.
Ngjashmëria
Priremi të pëlqejmë ata që na ngjajnë, si fizikisht, por edhe në karakter. Po, qoftë edhe me aq pak sa mund të kuptojmë për 3 sekonda.
Tërheqja fizike
Disa njerëz të krijojnë edhe ndjesi fizike. Rrahje të shpeshta zemre, skuqje të lehtë fytyre, të gjitha këto ndodhin papritur, instinktivisht, por janë sinjal që po, ky njeri të pëlqen.
Humori
Si të mos tërhiqesh nga dikush që të bën të qeshësh?
Hormonet dhe neurotransmetuesit
Hormonet luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm në tërheqjen që ndjen ndaj njerëzve. Nivelet e larta të oksitocinës dhe dopaminës mund të rrisin në mënyrë dramatike nivelin e tërheqjes që ndjen ndaj një personi.