• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Studimi paraprak: Vaksina mbron ndaj varianteve të reja të koronavirusit

14/01/2021
“Fitore e madhe për shkencën dhe njerëzimit”/ Vaksina eksperimentale kundër koronavirusit garanton 90% mbrojtje

Një hulumtim i ri sugjeron se vaksina kundër koronavirusit nga kompania Pfizer mund të mbrojë nga një mutacion i gjetur në dy variante shumë ngjitëse të COVID-19 që kanë shpërthyer në Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut. Variantet po shkaktojnë shqetësim global ndërsa janë identifikuar edhe në vende të tjera. Frika e përhapjes së varianteve të reja të koronavirusit të gjetura në Angli dhe Afrikën e Jugut, po nxit përsëri mbyllje dhe masa të reja për të frenuar përhapjen e COVID-19. Por varianti i koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar nuk është i njëjtë me atë në Afrikën e Jugut, megjithëse ndajnë një mutacion të përbashkët të cilin shkencëtarët e kanë quajtur N501Y.
Mutacioni është modifikimi i proteinës që mbulon shtresën e jashtme të virusit. Ky ndryshim besohet të jetë arsyeja që ai është bërë më ngjitës. Shumica e vaksinave kundër koronavirusit përgatisin sistemin imunitar të njeriut që të diktojë proteinën në fjalë dhe ta luftojë atë. Pfizer së bashku me hulumtues mjekësorë nga Universiteti i Teksasit në Galveston zhvilluan prova laboratorike për të parë nëse mutacioni ndikon tek efektet e vaksinës.
Në një studim ata përdorën mostra gjaku nga 20 njerëz që morën vaksinën. Antitrupat nga të vaksinuarit e luftuan me sukses virusin gjatë testeve laboratorike. Lawrence Young, profesor i Onkologjisë Molekulare në Shkollën Mjekësore të Universitetit Warwick, beson se rezultatet paraprake janë premtuese, ndërsa thekson se janë paraprake dhe nuk janë shqyrtuar nga të tjerët. “Ata kanë krijuar në laborator një variant të koronavirusit që përmban një mutacion të vetëm në proteinën që rrethon virusin, e që imiton një nga mutacionet e variantit anglez. Pra në thelb, nuk mbart të gjitha ndryshimet e ndodhura në variantin britanik të virusit, dhe sigurisht që nuk mbart të gjitha ndryshimet e variantit afrikano-jugor të virusit.”
Ndërsa përhapen nga një njeri tek tjetri, viruset vazhdimisht pësojnë ndryshime të vogla. Shkencëtarët kanë përdorur këto modifikime të vogla për të gjurmuar përhapjen e koronavirusit në botë që kur u zbulua për herë të parë në Kinë rreth një vit më parë. Shkencëtarët britanikë kanë thënë se varianti i gjetur në Angli ende duket se ishte i ndjeshëm ndaj vaksinave. Shkencëtarët thonë se është e mundur që një virus të shndërrohet deri në atë pikë që vaksina nuk ka efekt, por ata thonë se kjo do të ishte në raste shumë ekstreme dhe të pazakonta.
Megjithatë, mutacionet e koronavirusit në Afrikën e Jugut janë më shqetësuese. Mutacioni shtesë i quajtur E484K është shqetësues thotë profesori Lawrence Young. “Varianti afrikan është më shqetësues sepse ka më shumë ndryshime në gjenin që kodifikon proteinën që mundëson përhapjen e virusit, tek e cila është fokusuar ndërtimi i vaksinës për të aktivizuar sistemin imunitar për luftimin e virusit. Shqetësimi është se disa ndryshime të tjera do të ulnin efikasitetin e vaksinës ndaj variantit jug-afrikan.” Studimi nga firma farmaceutike Pfizer gjeti se vaksina duket se funksionon kundër 15 mutacioneve të mundshme të virusit, por varianti jug-afrikan E484K nuk ishte në mesin e atyre që u testuan./VOA

Related Posts

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje
Kryesore

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!
Paparazzi

E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!

02/12/2025
Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025
Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka
Lajme

Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka

29/11/2025
2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur
Lajme

2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur

29/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Kurrë mos thuaj kurrë”/ Ish-e dashura e Klodit komenton raportin me Londrimin

“Kurrë mos thuaj kurrë”/ Ish-e dashura e Klodit komenton raportin me Londrimin

07/12/2025
Sheila Haxhiraj rrëfen humbjen e vëllait: Mbeta pa gjysmën time…

Sheila Haxhiraj rrëfen humbjen e vëllait: Mbeta pa gjysmën time…

07/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al