Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka publikuar pjesë të tjera studimi mbi situatën e pandemisë së koronavirusit dhe parashikimet e saj. Ai shprehet bazuar në të dhëna se mbyllja totale ishte një gabim që bën disa shtete dhe jep shembullin e vendeve me shëndet publik elitar si Holanda, Danimarka, Norvegjia etj të cilët e kuptuan se kishte diçka që nuk shkonte me masat ekstreme dhe vepruan së fundmi në zbutje. Epidemiologu mbështet këtë skemë mbi kufizimet:
-Izolimi i rasteve;
-Karantina vullnetare në shtëpi për 14 ditë e familjarëve të rasteve pozitive;
-Distancimi social i të moshuarve mbi 70 vjeç.
Në fund epidemiologu citon konkluzinet e atorëve të studimit të cilët thonë se në të gjithë skenarët e mitigimit, epidemia mbaron pas infektimit dhe imunitetit të gjerë të popullatës dhe se numri përfundimtar i vdekjeve varet nga mosha e të infektuarve dhe jo nga numri total i rasteve.
Lexo të plotë si më poshtë:
“Mendimi në afat të shkurtër është armiku më i madh i qeverisjes së mirë!”
Cit.: Anthony Albanese
? Të mendosh në afat të shkurtër është një grackë ku bie shumica, përfshirë qeverinë e Britanisë së Madhe.
? Kjo ndodhi në mars, kur me modelin apokaliptik Ferguson et al., bota u përfshi në panik dhe shkoi drejt mbylljes totale ekstreme pa iu dridhur qerpiku dhe pa reflektuar aspak për strategjitë më të moderuara dhe mbi efektet afatmesme dhe afatgjata të pandemisë.
? Por sërish kërkimi shkencor vjen në ndihmë!
? Ndërkohë që në mars kishim vetëm projeksione tashmë kemi edhe të dhëna, të cilat kur integrohen tregojnë vlerën e vërtetë të çdo modeli apo projeksioni.
? Që në mars-prill, shtetet me shëndet publik elitar si Hollanda, Danimarka, Norvegjia, Gjermania, Suedia, Anglia etj. e kuptuan që kishte diçka që nuk shkonte me masat ekstreme dhe vepruan në zbutje, kuptohet në intervale të ndryshme që nga liria pothuajse e plotë e Suedisë e deri te sjellja më e kujdesshme e Gjermanisë.
?? Vazhdimisht, së bashku me ekspertë të tjerë shqiptarë kemi informuar që efektet e vërteta të masave të çdo shteti do t’i shohim jo më parë se mars-prilli 2021, pasi rruga e plotë nuk mbarron në kilometrin e parë që arrijmë të shohim me sy të lirë.
?? Shkencëtarët të ndryshëm, kanë ofruar që në mars modelet dhe projeksionet e tyre në SAGE (Scientific Advisory Group for Emergencies) ose ndryshe Komiteti Teknik i Britanisë së Madhe, por nga frika e madhe, nuk u morrën parasysh dhe u vlerësua modeli apokaliptik i Ferguson.
?? Shkencëtarët e Universitetit të Edinburgut rikthehen sërish me të dhëna të validuara dhe të detajuara që konfirmojnë parashikimin e shumë ekspertëve të tjerë se:
? Mbyllja e shkollave dhe e universiteteve do të çojë në afat-shkurtër në një kërkesë më të ulët për shtretër të terapisë intensive, por do të shkaktojë më shumë vdekje në afat-gjatë nga COVID-19.
? Distancimi social vetëm i të moshuarve (>70 vjeç) është më efektiv në reduktimin e vdekjeve nga COVID-19 se sa distancimi social i të gjithë popullatës. (?? Bravo Kosovës që po vepron në këtë drejtim!)
? Asnjë metodë tjetër mitigimi, përveç vaksinimit, nuk do të reduktojë dot shifrën e vdekjeve nga COVID-19.
E thënë në një fjali:
? “Ndërhyrjet e implementuara në mars dhanë rezultatin më të mirë të mundshëm në reduktimin e pikut të kërkesës për shtretër të terapisë intensive, por ishte gjithashtu e ditur se do të zgjatej koha e epidemisë, duke rezultuar në një numër më të madh vdekjesh nga COVID-19 në afat të gjatë, nëse nuk implementohet një program vaksinimi efektiv.”
? Në grafikë mund të shohim fare qartë se:
? Masat me efektin më të mirë janë (Tabela 3, Figura 1 dhe 2):
? Izolimi i rasteve;
? Karantina vullnetare në shtëpi për 14 ditë e familjarëve të rasteve pozitive;
? Distancimi social i të moshuarve mbi 70 vjeç.
? Shtimi i masës së mbylljes së shkollave dhe universiteteve mbi masat e mësipërme E RRIT NUMRIN E VDEKJEVE.
? Distancimi social i të gjithë popullatës UL NUMRIN E RASTEVE TË REJA, POR RRIT NUMRIN E VDEKJEVE.
? Gjithashtu, studiuesit konfirmojnë se modelet e bazuara mbi gripin janë të gabuara dhe nuk duhen përdorur.
?? Në fakt, në Britaninë e Madhe mbi 97% e vdekjeve ndodh te personat mbi 65 vjeç, në krahasim me 5% të vdekjeve në të këtë grupmoshë nga gripi spanjoll.
? Modeli parashikon qartë valën e dytë, e cila fillon ngadalë por rritet nëse nuk reimplementohen ndërhyrjet sipas këshillave të mësipërme.
? Autorët nënvizojnë se politika e Britanisë së Madhe është përqendruar mbi reduktimin e numrit total të rasteve, dhe jo mbi numrin e vdekjeve nga COVID-19.
? Strategjitë që minimizojnë vdekjet “përfshijnë fokusimin mbi masat më të rrepta të distancimit social në shtëpitë e të moshuarve, ku njerëzit kanë më shumë gjasa të vdesin, se sa në shkolla, ku nuk ka gjasa të këtilla.”
? Autorët demonstrojnë se, NË TË GJITHA SKENARËT E MITIGIMIT:
? EPIDEMIA MBARON PAS INFEKTIMIT DHE IMUNITETIT TË GJERË TË POPULLATËS!
? NUMRI PËRFUNDIMTAR I VDEKJEVE VARET KRYESISHT NGA MOSHA E TË INFEKTUARVE DHE JO NGA NUMRI TOTAL I RASTEVE!
? Si rrjedhojë, ata dalin në përfundimi se mitigimi i epidemisë COVID-19 “kërkon një strategji të ndryshme nga epidemia e gripit, me fokusim më të veçantë mbi MBROJTJEN E PERSONAVE TË MOSHUAR DHE VULNERABËL.”
? Pra, mund të fitojmë kohë përmes izolimit të të moshuarve (kufiri i moshës vendoset sipas karakteristikave lokale) dhe mund të mbajmë gjallë jetën ekonomike dhe sociale përmes moskufizimit të pjesës tjetër të popullatës.
Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT
Për detaje:
https://www.bmj.com/content/371/bmj.m3588