• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Studimi amerikan: Mediat sociale thellojnë vetminë

06/03/2017
Studimi amerikan: Mediat sociale thellojnë vetminë

Mediat sociale si “Twitter”, “Facebook” apo “Pinterest”, po bëjnë që gjithnjë e më shumë njerëzit të ndjehen të vetmuar.

Sipas psikologëve amerikanë, që kanë hartuar një raport mbi këtë temë, më shumë se dy orë qëndrimi në mediat sociale në ditë, dyfishojnë shanset që një person të përjetojë izolimin social. Raporti pretendon se ekspozimi ndaj përfaqësimeve ideale të jetëve të personave të tjerë, mund të shkaktojë ndjenja zilie.

Studimi po ashtu, është ndalur edhe tek përdoruesit e “Instagram”-it, “Snapchat”-it dhe “Tumblr”. “Ne nuk e dimë ende se kush vjen e para, përdorimi i medias sociale apo izolimi social i perceptuar”, thonë autorët, por është e mundur sipas tyre që të rinjtë, që fillimisht ndjehen të izoluar shoqërisht, t’i kthehen medias sociale. Ose, mund të ndodhë që përdorimi i tepruar i medias sociale prej tyre të çojë në ndjenjën e izolimit nga bota reale.

Teoritë në raport sugjerojnë se sa më shumë kohë që një person kalon onlinë, aq më pak kohë mbetet për ndërveprimin në botën reale. Përdoruesit mund të ushqejnë po ashtu ndjenjat e përjashtimit, për shembull nëse janë duke parë foto të miqve që kënaqen në një event në të cilin ata nuk janë ftuar.

Ekipi i kërkuesve ka anketuar rreth 2 mijë të rritur, të moshave nga 19 deri në 32 vjeç për përdorimin e medias sociale. Sipas tyre, ky raport është i rëndësishëm për studimin e problemeve të shëndetit mendor dhe izolimit social që janë në nivele epidemike mes të rriturve.

Ne jemi krijesa sociale, por jeta moderne po tenton të na ndajë në vend që të na bashkojë, thonë kërkuesit. Pavarësisht se mund të duket sikur media sociale përbën një mundësi për të mbushur boshllëkun social, ky studim sugjeron se ajo mund të mos jetë zgjidhja për të cilën njerëzit shpresojnë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Pse macet mbulojnë fytyrën kur flenë?
Lifestyle

Pse macet mbulojnë fytyrën kur flenë?

20/11/2023
Këto 3 shenja Horoskopi i pret një javë e vështirë
Lifestyle

Këto 3 shenja Horoskopi i pret një javë e vështirë

13/11/2023
Këto janë shenjat e Horoskopit më me fat të nëntorit
Lifestyle

Këto janë shenjat e Horoskopit më me fat të nëntorit

05/11/2023
Horoskopi për sot, ja cila është shenja me fat
Lifestyle

Nisni fundjavën me horoskopin, ja cila është shenja me fat

04/11/2023
Cila janë ushqimet që vrasin më shumë se duhani
Lajme

Cila janë ushqimet që vrasin më shumë se duhani

29/10/2023
Ndryshimi i orës/ Pse kemi nevojë për më shumë gjumë gjatë dimrit
Lajme

Ndryshimi i orës/ Pse kemi nevojë për më shumë gjumë gjatë dimrit

29/10/2023

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

“Qofsh me ëngjëjt Eva”, Bes Kallaku mesazh ngushëllimi për vajzën e Vangjel Tavos

“Qofsh me ëngjëjt Eva”, Bes Kallaku mesazh ngushëllimi për vajzën e Vangjel Tavos

29/11/2023
Auron Tare: Butrinti në rrezik, gjykata të ruajë pasurinë kombëtare!

Auron Tare: Butrinti në rrezik, gjykata të ruajë pasurinë kombëtare!

29/11/2023
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al