Teksa studentët e Universitetit Bujqësor u ndalën përpara Ministrisë së Arsimit, një prej tyre iu është drejtuar kryeministrit të vendit duke thënë:
“Na tha në 2018 se kanë dalë disa student ngelës në protestë. Tani kam një pyetje për Edi Ramën, çfarë jemi varfanjakë, pabuksa, lapera apo ndonjë nga ato fjalët që na ke mësuar ti”, u shpreh ai me megafon.
Më pas vazhduan marshimin drejt qendrës së kryeqyteti, ku edhe vendosën të mbyllnin përkohësisht protestën për tu ribashkuar me qytetarët e tjerë, të cilët do mblidhen në Kryeministri në orën 17:00.
Ata kanë paralajmëruar se nuk do ndalen derisa të ulet çmimi stratosferik i naftës, si edhe e produkteve të tjera.