• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Struktura e re e Bashkisë Gjirokastër, shkurtohen 42 vende pune, kursehen 110 milionë lekë

04/01/2020
Gjirokastër, miratohet Paketa Fiskale 2020. Flamur Golemi: S’ka rritje taksash. Shërbimi funeral i hiqet privatit, kalon tek Bashkia

42 vetë do të humbasin vendin e punës në Bashkinë Gjirokastër apo institucionet në varësi të saj. Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak për vitin 2019 u miratua struktura e re, e cila parashikon reduktim të vendeve të punës dhe rrjedhimisht ulje të shpenzimeve për paga e sigurime shoqërore. Kryebashkiaku Flamur Golemi tha se ky ndryshim ka një efekt prej rreth 110 milionë lekësh, të cilat sipas tij do të investohen apo do t’iu kthehen taksapaguesve në formën e shërbimeve. Sipas Golemit aktualisht Bashkia Gjirokastër ka 632 punonjës.

Me strukturën e re, ky numër do të shkojë në 590 punonjës. Ende nuk është e qartë se cilat pozicione do të reduktohen dhe kush do të humbasë vendin e punës. Megjithatë pak a shumë secili arrin të bëjë vetë llogarinë se sa i dobishëm është në pozicionin e vet. Kryesisht ato pozicione të ‘sajuara’ në kohën kur bashkia drejtohej nga LSI-ja, thjesht sa për të bërë qokat e partisë dhe për zhvatur para nga buxheti i shtetit, janë të parat në listë që do të shkurtohen.

Fjala vjen, kishte vende pune në pozicionin ‘Specialist i Marrëdhënieve me Publikun’ në Ndërmarrjen Komunale (Agjencia e Shërbimeve Publike). Sigurisht që s’jemi duke thënë këtu, se tani që është kryetar Flamur Golemi s’do të bëhen emërime për njerëzit e PS-së, por të ‘shpikësh’ pozicione pune sa për t’i shënuar emrin në bordero dikujt, është abuzim i madh dhe i dënueshëm.

Nëse vërtet kursehen 110 milionë lekë siç thotë Flamur Golemi nga reduktimi i këtyre vendeve dhe ato investohen apo rishpërndahen në forma të tjera tek taksapaguesit, atëherë ia vlen barra qiranë kjo lëvizje. Doemos që kjo nuk do të pritet mirë nga ata që në mars mbeten të papunë apo që deri më sot nuk iu ka thënë askush ‘puna mbarë’, por fiton qyteti një buxhet ekstra prej 110 milionë lekësh që mund të përdoren për investime apo shërbime të ndryshme. Kjo peshon më shumë se dalja nga borderotë e atyre që kryesisht thjesht kanë marrë vetëm rrogën dhe s’e kanë ditur kurrë cfarë ishte puna.

©argjiroja.net 

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
Blog

Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

12/05/2025
PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës
Kryesore

PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës

12/05/2025
Kryesore

Gjirokastra, Fieri dhe Elbasani, 3 qarqet me diferencë “dramatike” votash PS-PD

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al