Ditët e fundit, emisioni ‘Përputhen’ është kthyer në një nga më të diskutuarit, pasi u zbulua lidhja jashtë kamerave mes dy konkurentëve, Tea dhe Bearti. Lidhur me këtë emision ka reaguar edhe reperi i njohur, Stresi, i cili e ka cilësuar si një turp. Përmes një postimi në Instagram, ai thotë se ‘Përputhen’ nuk ka asnjë shembull pozitiv për t’i dhënë të rinjve. Sipas Stresit, thjesht po i tregon brezit të ri, të zihen vajzat për flokësh për një burrë, e djemtë me grushta për një femër.
Postimi i plotë i Stresit:
Mbasi harxhuam lotët, kaq kohë, pas telenovelave turke, ku gratë nuk ngrihen nga vendi pa mbaruar deri në fund, sot në të gjitha rrjetet sociale flitej vetëm për telenovelën “ Përputhen “ e për aktorët kryesorë, Tea Bearti e Andi. O Zot i madhë, e kishin basarduar gocën e botës, fjalë nuk i kishin lënë pa thënë ! Dua të pyes, se unë ndoshta nuk arrij të kuptoj se cili ishte morali i këtij programi “ Përputhen “? Aty sheh vetëm një të folur vulgare nga femrat, deri në trembje…!! Si mund të pretendojnë të gjejnë njeriun e duhur, aty mbrënda, ku ato me atë të folur, me atë të veshur… ose më mirë të themi të zhveshur, trembin dhe ato që janë jashtë ! Për çfarë qëllimi pikërishtë në këtë situatë, kur njerëzit janë pa shpi, janë me frikën e Covid 19, ju keni keni mbërthyer mbas TV, me këto emisione, në të cilat përveçse një degjenerimi total, nuk kanë asnjë qëllim tjetër edukativ ! Ju, po i tregoni brezit të ri, të zihen vajzat për flokësh për një burrë, e djemtë me grusha për një femër. S’e kisha menduar të arrijmë deri këtu, çfarë po shfaqin TV- të tona..! Çfarë vlerash paraqesin, duke ndërtuar modele e shabllone, që nuk janë për tu parë, e jo më për të marrë shembul. Në fillim u trëmba, kur Renato Mekolli filloi të thyej pjata, në emisionin Hells Kitcher, por sot dua ta falenderoj publikisht për durimin, për mënyrën si e trajtoi atë “guzhinën e djallit”, sepse iu mësoi aq shumë gjëra atyre konkurentëve, sa nuk kishin për të mësuar kurrë. Dhe në fund fitueses ju dha një dritë jeshile, për të ardhmën e saj në guzhinë… Po kjo “ Përputhen “ çfarë po promovon ?! Përveçse ato që promovojnë rrobat, të pasmet, ngjyrat e flokëve që i ndërrojnë çdo dy min. çfarë tjetër po promovojnë… zgjuarësinë, edukatën, kulturën, apo çfarë ?! I bëjnë të famshme për çfarë…. çfarë bënë ? Turp ! Për mua, mund të bëhën emisione e produksione për të rinjë, që duan të shkëputen nga droga…për ata që duan të dalin nga tuneli i errët i jetës së tyre, po nuk po ju jepet asnjë mundësi ! Po, të paktën ata kanë të drejtë, se vërtetë janë vetja e tyre, jo njerëz falso që nuk japin asgjë ! Nuk japin asnjë mesazh për të rinjtë. I nxjerrin pastaj, i bëjnë të famshëm…VIP-a, e mbushin gazetat.