• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Strehimi i afganëve, Rama: S’e bëmë vetëm se na e kërkoi SHBA! Ne mund të mos jemi të pasur, por ua kemi borxh dhe i detyrohemi të kaluarës sonë

18/08/2021
Strehimi i afganëve, Rama: S’e bëmë vetëm se na e kërkoi SHBA! Ne mund të mos jemi të pasur, por ua kemi borxh dhe i detyrohemi të kaluarës sonë

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që t’u përgjigjet të gjithë atyre që kanë hedhur në tryezë debatin nëse Shqipëria duhet të pranonte strehimin e përkohshëm të afganëve apo t’ua mbyllte derën, siç bënë disa shtete fqinje si Greqia apo Turqia. Pikë së pari, ai është kujdesur që të sqarojë se i gjithë ky vendim, nuk u mor vetëm për faktin se u kërkua nga SHBA-ja, por si një formë mbështetjeje për qytetarët afganë, të cilët po kalojnë një moment të vështirë, që Shqipëria në një farë mënyrë e ka kaluar edhe vetë, vite më parë.

Kreu i qeverisë e ka konsideruar qesharake që të fajësohet SHBA-ja për këtë vendim, duke shtuar se Shqipëria ka kryer një nga detyrat e saj kryesore, ka marrë përgjegjësitë e duhura si një shtet anëtarë i NATO-s, për njerëz, duke iu referuar këtu qytetarëve afganë, që sipas tij, bazohen mbi të njëjtat ideale njëjtë si SHBA dhe BE.

Një tjetër argument të fortë që shefi i ekzekutivit jep për të mbështetur vendimin e marrë nga qeveria shqiptare, është edhe vetë historia e Shqipërisë dhe shqiptarëve, e cila është kokëfortë, ku pamjet e atij eksodi të madh të viteve 90, janë ende sot e kësaj dite të freskëta. E është pikërisht kjo e kaluar, që e bën si një formë detyrimi, shkruan Rama që t’u hapim derën qytetarëve afganë në momentin që ata kanë nevojë më së shumti. Nëse Shqipëria do u kishte thënë “JO”, për Ramën, do ishte një largim nga vlerat që vendi ynë përfaqëson.

“Është me të vërtet shqetësuese teksa lexojmë se Shqipëria po strehon afganët vetëm se një gjë e tillë është kërkuar nga SHBA. Njëjtë siç është qesharake t’u kthesh atyre kurrizin dhe të fajësosh vetëm SHBA-në. Ne ishin të gjithë si pjesë e NATO-S dhe ata njerëz ishin në krahun tonë, sepse ata besonin në idealet mbi të cilat bazohet SHBA dhe BE. Shqipëria po përmbush përgjegjësinë e saj si anëtare e NATO-s dhe për shkak të asaj që ne përfaqësojmë si komb. Ne mund të mos jemi shumë të pasur, po ne u detyrohemi miqve tanë afganë të cilët kanë sot nevojë, ne i detyrohemi kulturës dhe të kaluarës sonë të afërt si refugjatë dhe kujtimeve që do të trashëgojnë fëmijët tanë në të ardhmen . Të largohesh nga këto vlera , është njësoj si të largohesh nga më e mira jonë, nga historia dhe nga idealet demokratike që bota duhet të promovojë jo thjesht me fjalë dhe me vepra”, shkruan Rama.

Sot pritet që të vijë grupi i parë me afganë, rreth 300 persona, të cilët do të strehohen në konviktet e Qytet Studentit në Tiranë dhe në disa hotele në Durrës. Në Rinas po bëhen përgatitjet e fundit, ku janë ngritur çadra ushtarake ku do bëhet kontrolli i tyre mjekësor dhe psikologjik dhe më pas do të dërgohen në vendet e përcaktuara për strehimin e tyre. Qytetarët afganë që do të strehohen në vendin tonë kanë punuar gjatë këtyre viteve me SHBA-në dhe NATO, si dhe aktivistë dhe mendohet se do të jenë shënjestra e hakmarrjes talebane, pasi këta të fundit morën pushtetin, prandaj largimi i tyre është parë si emergjente.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
Blog

Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

12/05/2025
PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës
Kryesore

PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës

12/05/2025
Kryesore

Gjirokastra, Fieri dhe Elbasani, 3 qarqet me diferencë “dramatike” votash PS-PD

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al