• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Stadiumi i ri kombëtar do të quhet “Air Albania”, arrihet marrëveshja me kompaninë ajrore

09/11/2019
Stadiumi i ri kombëtar do të quhet “Air Albania”, arrihet marrëveshja me kompaninë ajrore

Ndeshja e 17 nëntorit mes Shqipërisë dhe Francës do të inagurojë stadiumin e ri kombëtar “Air Albania Stadium”.

Ky do të jetë emri që do të mbajë impianti më i madh dhe më modern sportiv i ndërtuar në vendin tonë. Kompania ajrore shqiptare është përzgjedhur si fituesja e tenderit për të blerë emrin e stadiumit kombëtarë për 5 vitet e ardhshme për një shifër prej 650.000 euro në vit.

Kjo ishte oferta më e madhe financiare që i është ofruar shoqatës “Qendra Sportive Kuqezi” e cila administron stadiumin e ri kombëtar, ndërkohë që në garë ishin edhe kompani hidrokarburesh BolvOil, kompania telefonike Vodafon apo kompania e sigurimeve Sigal.

Gjithçka mes kompanisë Air Albania dhe shoqërisë aksionere “Qëndra Kuqezi ” do të firmoset ditën e hënë për t’i dhënë edhe udhë zyrtare këtij bashkëpunimi. Një emër komercial për një stadium ndodh për herë të parë në vendin tonë dhe ka qenë shpesh herë edhe temë debati dhe diskutimi, megjithatë kjo është një nga mënyrat më të mira të administrimit të impianteve të tilla sportive të cilat kanë një kosto të lartë mirëmbajtjeje vjetore.

Ndërkohë që në mbarë botën praktika të tilla ku kompani të mëdha sponsorizojnë dhe vendosin emrat e tyre në emra klubesh apo impiantesh futbolli, janë të shumtë. Vetëm një ditë më parë kompania e studimit dhe këshillimit të bizneseve për të maksimalizuar të ardhurat Duff&Phelps, ka analizuar tregun e emrave komercial që mbajnë impiante të ndryshme sportive në Europës.

Sipas këtij studimi në Bundesligë 80% e stadiumeve kanë emra komercialë, ndërsa në Premier League janë 30% e impianteve me emra të tille, 10% në Serie A dhe Ligue 1 dhe 5% në La Ligan e Spanjës. Në Bundesligë, 28% e akordeve për emrat e stadiumit janë me kompani financiare, 17% me kompanitë e automobilizmit, 5% me kompanitë e energjisë dhe 33% me kompani të tjera./ TCH

Related Posts

I ftohti mbërthen Shqipërinë, ja çfarë ndodh në fundjavë
Kryesore

Dëborë dhe ngrica, si është gjendja e rrugëve në vend

09/01/2026
Komisioni i Disiplinës merr vendimet, gjobiten klubet e Superiores
Sport

Gjoba për të gjithë, e pëson Tirana, vendimet e Disiplinës

09/01/2026
Kryetari i Bashkisë Gjirokastër: Situata po përmirësohet. Nuk ishte thjesht shi, por erdhi masiv gurësh nga mali
Kryesore

Kryetari i Bashkisë Gjirokastër: Situata po përmirësohet. Nuk ishte thjesht shi, por erdhi masiv gurësh nga mali

09/01/2026
Flor Binaj: O duhet të merremi vesh tani, ose s’kemi pse të qahemi! Do iki të marrë fëmijët nga kopshti
Kryesore

Flor Binaj: O duhet të merremi vesh tani, ose s’kemi pse të qahemi! Do iki të marrë fëmijët nga kopshti

09/01/2026
Komisioni i Disiplinës merr vendimet, gjobiten klubet e Superiores
Sport

Gjoba për të gjithë, e pëson Tirana, vendimet e Disiplinës

09/01/2026
Arben Ahmetaj: Është planifikuar eleminim im fizik nga një grup kriminal
Kryesore

Arben Ahmetaj: Është planifikuar eleminim im fizik nga një grup kriminal

09/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Leonora Jakupi reagim të ashpër ndaj Albës: ‘Pse po e shet moralisten?’

Leonora Jakupi reagim të ashpër ndaj Albës: ‘Pse po e shet moralisten?’

09/01/2026

Ky banor do të bëhet sot pjesë e shtëpisë së “BBVK”

09/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al