Përparim Muço u shkarkua nga posti i drejtorit të spitalit rajonal ‘Omer Nishani’ disa ditë më parë, për t’i lënë vendin provizorisht drejtorit të ri, Roland Karalli. Përpara se të largohej nga kjo detyrë, Muço kishte firmosur për zhvillimin e një tenderi me vlerë rreth 4.7 milionë lekë të vjetra me Tvsh. Objekti ishte ‘Blerje uniformash për personelin e spitalit rajonal Gjirokastër’.
ArgjiroLajm.net mëson se fitues i tenderit ka dalë kompania ‘Paera’, ndërsa në dokumentet më poshtë jepen detaje rreth këtij prokurimi. Uniformat e reja janë porositur për të gjitha pavionet e spitalit. Muço u shkarkua nga posti i drejtorit pas transmetimit në ‘Fiks Fare’ të shqetësimit se spitali i Gjirokastrës nuk ka mjekë specialistë dhe se në shumë dhoma kushtet janë të këqija.
©ArgjiroLajm.net