• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Spekulimet e gabuara për koronavirusin

19/03/2020
Spekulimet e gabuara për koronavirusin

E vërteta se si mund të marrim koronavirusin, sa janë më të rrezikuar të moshuarit dhe çka duhet të bëhet për të shmangur infektimin. Këto tema kanë nxitur interesim të madh dhe për to po jepen përgjigje të ndryshme, e për disa prej tyre janë demantuar në një artikull të “The Guardian”.

Spekulimi: Maskat e fytyrës nuk funksionojnë

Bartja e një maske të fytyrës sigurisht s’është garanci se s’do të sëmureni – mund të merrni virusin edhe përmes syve dhe grimcat e vogla virale mund të depërtojnë. Gjithsesi, maskat janë efektive kundër spërklave, që njihen si transmetuesit kryesorë të koronavirusit. Nëse keni kontakt të afërt me dikë të infektuar, një maskë ul shanset për marrjen e virusit. Nëse keni simptoma të koronavirusit, apo jeni diagnostikuar me të, vendosja e maskës mund të mbrojë të tjerët. Andaj maskat janë vendimtare për kujdesin e njerëzve që punojnë dhe atyre që kujdesen për të tjerët.

Spekulimi: Virusi po pëson mutacion, po bëhet më vdekjeprurës

Të gjitha viruset akumulojnë mutacione përgjatë kohës dhe virusi që e shkakton Covid-19-shin nuk është ndryshe. Sa janë të përhapura llojet e virusit varet nga selektimi natyror – versionet që janë të shpejta dhe replikohen me sukses në trup do të kenë më së shumti “sukses”. Kjo nuk nënkupton që do të jenë më të rrezikshmit për njerëzit, sepse viruset që mbysin njerëzit nuk janë aq lehtë të transmetueshëm. Sipas 103 mostrave të viruseve nga pacientët në Wuhan të Kinës, dolën dy lloje të virusit, njëri “L” dhe tjetri “S”. Edhe pse lloji “L” ishte më i përhapur se versioni “S”, virusi “S” ishte më i vjetër. Sipas ekspertëve kinezë, lloji “L” ishte më agresiv, por kjo teori është vetëm spekulim në këtë fazë – pasi akoma s’ka pasur krahasim direkt mes njerëzve që marrin njërin apo tjetrin lloj apo as sa kanë vuajtur ata.

Spekulimi: S’është më i rrezikshëm se gripi sezonal

Shumë njerëz që marrin koronavirusin nuk do të përjetojnë më shumë se simptomat e njëjta me të gripit sezonal, por profili i përgjithshëm i sëmundjes, përfshirë shkallën e vdekshmërisë, duket më i rrezikshëm. Në fillim, shkalla e vdekshmërisë mund të jetë jo e saktë pasi shumë raste me simptoma të lehta as nuk regjistrohen. Por eksperti Bruce Aylward nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, që ka udhëhequr një mision në Kinë, ka thënë se kjo s’ka ndodhur me koronavirusin. Nëse konfirmohet njëjtë me testime të mëtutjeshme, kjo nënkupton që rreth 1 për qind e rasteve përfundojnë me fatalitet. Kjo e bën Covid-19 dhjetë herë më të rrezikshëm se gripi sezonal, që brenda vitit mbyt mes 290 mijë dhe 650 mijë njerëzve në botë.

Spekulimi: Vret vetëm të moshuarit, të rinjtë mund të relaksohen

Shumica e njerëzve që nuk janë të moshuar dhe nuk kanë shëndet të dobët nuk do të sëmuren shumë nga koronavirusi. Por sëmundja ka shans të lartë që të çojë në simptoma serioze respiratore në krahasim me gripin sezonal. Në grupet tjera të rrezikuara hyjnë punëtorët shëndetësorë për shkak të ekspozimit më të madh ndaj virusit. Veprimet që marrin njerëzit e rinj e të shëndoshë, përfshirë raportimi i simptomave dhe përmbajtja e instruksioneve të karantinës, do të kenë rol të madh në mbrojtjen e shoqërisë.

Spekulimi: Duhet të rrini me një person të infektuar për dhjetë minuta

Për gripat, disa këshilla shëndetësore janë që të mos afroheni dy metra me një person të infektuar i cili kollitet apo teshtin për 10 minuta apo më shumë. Gjithsesi, është e mundshme të infektohesh me kontakt të shkurtër apo duke marrë virusin nga sipërfaqet e kontaminuara, edhe pse kjo mendohet të jetë rrugë më e rrallë e transmetimit të sëmundjeve.

Spekulimi: Vaksina do të jetë e gatshme për pak muaj

Shkencëtarët ishin të shpejtë për të hapur rrugën për zhvillimin e një vaksine për koronavirusin e ri, duke u ndihmuar nga lansimi i hershëm i gjenetikës së virusit, nga hulumtuesit kinezë. Zhvillimi i një vaksine të sigurt merr kohë. Tashmë disa ekipe kanë nisur testimet nëpër kafshë. Gjithsesi, testimi në masë kërkon edhe më shumë kohë gjatë. Një vaksinë për treg e gatshme për një vit do të konsiderohej e shpejtë.

Related Posts

Çfarë ndodh brenda bombarduesit më sekret në botë
Uncategorized

Çfarë ndodh brenda bombarduesit më sekret në botë

24/06/2025
Mjeku Vasil Llajo flet për mutacionet e reja të Covid dhe si mund të zbulohen (VIDEO)
Uncategorized

Mbyllet numërimi, Vasil Llajo zgjidhet deputet i Vlorës

20/05/2025
Rama mbyll fushatën: Jemi kthyer në fuqinë e pandalshme të rilindjes së Shqipërisë. Në 11 maj marrim 78 mandate
Uncategorized

Rama mbyll fushatën: Jemi kthyer në fuqinë e pandalshme të rilindjes së Shqipërisë. Në 11 maj marrim 78 mandate

09/05/2025
Berisha në Gjirokastër: Tërmeti ndau 60 milionë euro me drejtorët e tij
Uncategorized

Berisha në Gjirokastër: Tërmeti ndau 60 milionë euro me drejtorët e tij

24/04/2025
Rama në Gjirokastër: U ndjeva shumë mirë kur pashë mësues në takim me kënetën! Pyetini, i ka luajtur kush nga vendi?
Uncategorized

Rama në Gjirokastër: U ndjeva shumë mirë kur pashë mësues në takim me kënetën! Pyetini, i ka luajtur kush nga vendi?

22/04/2025
Kryesore

Në listën e Gjirokastrës/ Reagon Piro Dhima: Vlerësim i madh, përgjegjësi që e marr me përkushtim

13/03/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Henri, krokodili që sfidon moshën, ende në rritje pas dekadash

Henri, krokodili që sfidon moshën, ende në rritje pas dekadash

02/07/2025
E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

02/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al