Ky sezon turistik në Gjirokastër ka qenë më i mirë se viti 2019, të paktën nga të dhënat e deritanishme. Kryebashkiaku Flamur Golemi ka publikuar një video ku flasin vetë disa prej sipërmarrësve në sektorin e turizmit. Janë kryesisht ata që kanë hotele e restorante në zonën historike të qytetit. Njëzëri ata pranojnë së këtë vit për herë të parë në fakt ka një numër shumë të madh të turistëve nga Spanja.
“Sezoni turistik në Gjirokastër sipas atyre që zgjohen herët në mëngjes dhe flenë shumë vonë në mbrëmje për t’iu shërbyer sa më mirë pushuesve nga e gjithë bota. Mirënjohje për sipërmarrësit tanë, falë punës së të cilëve Gjirokastra është gjithnjë e më shumë një qytet tërheqës për turistët. Çfarë ata thonë në këto rrëfime të shkurtra tregon më shumë se çdo fjalë e imja për të përshkruar këtë kapërcim të madh që ne bëmë sivjet me turizmin”, shkruan Golemi. Ndiqni më poshtë videon e plotë. ©argjiroja.net