• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sot nis Kuvendi, ish-koordinatori i Gjirokastrës shpërthen në akuza: Rikthehen plaçkitësit, spiunët dhe të kapurit

03/09/2018
Dy deputetë të PS dhe një i PD lënë bizneset e mëdha për parlamentin (Emrat)

Kryetari i partisë Zgjidhja Koço Kokëdhima ka reaguar në lidhje me nisjen e sesionit të ri perlamentar. Kokëdhima është shprehur se sot nis mbrotja në Kuvend e zullumeve të partive kundër interesit të popullit.

Reagimi i Koço Kokëdhimës:

Sesioni i ri parlamentar që do të nisë sot premton të jetë si të shkuarit përveçse më i dalë boje dhe më i diskredituar se të gjithë sesionet e mëparshëm. Partitë e vjetra do të mbledhin deputetët nëpër komisione dhe seanca plenare për të bërë projektligje kundër interesave të popullit, do të ligjërojnë dhe mbrojnë zullumet dhe bizneset e tyre. Nuk është e rastësishme që Rilindja ngulmon që ta nisë sesionin e ri parlamentar, duke kaluar për shqyrtim në komisione projektligjin që shemb Teatrin Kombëtar. Vesi del me shpirtin-thotë populli. Dhe vesi i partive të vjetra, prej 27 vitesh ka qenë vetëm skllavërimi i popullit, vjedhja e pronës publike, shkatërrimi i demokracisë, sundimit të ligjit dhe institucioneve të shtetit, pasurimi i shpejtë përmes krimit dhe korrupsionit.

SHQUP-i kërcënon Rilindjen se do t’ia nxijë jetën, duke e luftuar brenda dhe jashtë parlamentit, gjoja për ta mbrojtur popullin nga paudhësitë e qeverisjes. ZGJIDHJA u ka thënë përherë shqiptarëve se partitë e vjetra janë bashkë dhe në ujdi të plotë edhe kur zihen e luftojnë me njëra-tjetrën. Shikoni si shahen me me libër shpie, bllokojnë foltoren, gjuajnë me ç’të munden, nxjerrin nga goja fjalët më të ndyra, por në fund bëjnë kompromise të fshehta, bashkojnë votat, ose gjoja bojkotojnë votime, për projektligjet që u duhen të kalojnë për miratim me më pak se gjysmën e shumicës së votave. Bllokojnë, kompromentojnë e shtyjnë për në kalendat greke reformat më të rëndësishme politike e strukturore që i duhen Shqipërisë. Me sherre, sharje dhe kacafytje, partitë e vjetra po mbajnë peng reformën më të rëndësishme: reformën zgjedhore. Rilindja dhe SHQUP-i me dashje injoruan rekomandimet e OSBE/ODIHR-it për reformën zgjedhore dhe tani, pas kulisave, kanë vendosur të mos e ndryshojnë Kodin Zgjedhor, duke ruajtur status-quo-në antidemokratike të zgjedhjeve shqiptare, që me komisionerët e tyre të numërojnë, vjedhin dhe trafikojnë votat e të gjithë konkurentëve politikë dhe të mbrojnë, përjetësojnë e alternojnë njëri-tjetrin në pushtet.

ZGJIDHJA nuk ka asnjë shpresë më se Kuvendi i Shqipërisë do të bëjë ligje për të përmirësuar jetën dhe ekonominë e shqiptarëve. Joooo! Askush të mos gënjejë veten. Populli shqiptar e ka humbur plotësisht dhe për shumë kohë kontrollin dhe sovranitetin e tij politik. Shumica dërmuese e deputetëve janë servilë, rrogëtarë të emëruar dhe shërbëtorë të pushtetit dhe pasurisë së kryetarëve të partive të vjetra. Shumë prej tyre janë të kontrolluar me interesa private, dosje spiunësh e krimesh penale dhe tërësisht të shantazhueshëm. Deputetët nuk zgjidhen nga populli dhe as nuk përfaqësojnë popullin.

ZGJIDHJA e ka bërë të qartë se partitë e vjetra e drejtojnë vendin me mentalitetin e bandave plaçkitëse. Pushteti ushtrohet kundër interesave kombëtare e popullore. Qytetarët shtypen e vidhen mizorisht nga tirania e krimit dhe korrupsionit. Me sa duket këtu nuk bën më punë asgjë tjetër përveç kryengritjes së përgjithshme.

Tani le të vijojmë të ndjekim tragjikomedinë e re parlamentare që fillon sot.

#ZgjidhjaPërVendin

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Radhë në Kakavijë, thirrje palës greke: Shtoni sportelet!
Kryesore

Zgjedhjet, fluks në Kakavijë

11/05/2025
100-vjeçari hedh votën: Kam votuar që në vitin 1946
Kryesore

100-vjeçari hedh votën: Kam votuar që në vitin 1946

11/05/2025
Problem në Sarandë, posteri i Agron Shehajt 150 metra afër qendrës së votimit, kërkohet të hiqet
Kryesore

Problem në Sarandë, posteri i Agron Shehajt 150 metra afër qendrës së votimit, kërkohet të hiqet

11/05/2025
Ka nisur pa problem votimi në qarkun Gjirokastër, mbi 7 mijë votues më pak se katër vite më parë
Kryesore

Ka nisur pa problem votimi në qarkun Gjirokastër, mbi 7 mijë votues më pak se katër vite më parë

11/05/2025
Voton Adriatik Lapaj, thirrje qytetarëve: Dilni masivisht!
Kryesore

Voton Adriatik Lapaj, thirrje qytetarëve: Dilni masivisht!

11/05/2025
Policia e Gjirokastrës: Dorëzuam pa problem të gjitha objektet ku janë qendrat e votimit
Kryesore

Policia e Gjirokastrës: Dorëzuam pa problem të gjitha objektet ku janë qendrat e votimit

11/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Radhë në Kakavijë, thirrje palës greke: Shtoni sportelet!

Zgjedhjet, fluks në Kakavijë

11/05/2025
100-vjeçari hedh votën: Kam votuar që në vitin 1946

100-vjeçari hedh votën: Kam votuar që në vitin 1946

11/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al