• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sot Luftëtari-Laçi, Milinkoviç: Jam i kënaqur edhe me një gol

25/02/2017
Sot Luftëtari-Laçi, Milinkoviç: Jam i kënaqur edhe me një gol

“Do të jem i kënaqur edhe me një gol, mjafton që të fitojmë ndaj Laçit, pasi ndaj tyre luajmë ndeshjen e sezonit”. Kështu është shprehur në konferencën e djeshme për shtyp trajneri i Luftëtarit, Mlladen Milinkoviç.

I pyetur për gjendjen e ekipit dhe besimin që ekziston për rikthimin te fitorja, serbi i stolit u shpreh: “Të gjithë lojtarët janë të gatshëm, me përjashtim të Aleksit të pezulluar për kartonë. E pranoj dhe jam i ndërgjegjshëm se objektivi i radhës është trepikëshi. Presim një ndeshje shumë të vështirë.

Laçi ka treguar formë të mirë në fazën e tretë. Është një ekip që është forcuar ndjeshëm në merkaton e janarit, ndaj dhe meritojnë seriozitet e përqendrim. Me mbështetjen e tifozërisë, do të jemi edhe më cilësorë. Nëse fitojmë, gjë për të cilën besoj se do ta bëjmë, do të jemi shumë afër objektivit që kemi vendosur: qëndrimin në Kategorinë Superiore”.

Ndërkohë, kalendari favorizon gjirokastritët, pasi përveç ndeshjes me Laçin, edhe në javën e ardhshme pret Vllazninë. Në lidhje me këtë, Milinkoviç nuk preferoi të bënte parashikime. “Të përfundojmë me sukses ndeshjen me Laçin, pastaj të mendojmë për atë ndaj Vllaznisë. Pa përfunduar kjo ndeshje, nuk bëjmë llogari, pasi edhe kundërshtarët tanë kanë përballjet e radhës. Aktualisht kemi 5 lojtarë me dy kartonë të verdhë, ndaj dhe nuk do të ishte mirë të bënim llogaritë për të ardhmen. Duhet të jemi të kujdesshëm”.

Rikthimi i katër titullarëve – Bojom, Beqiri, Ramadani dhe Abazaj, si dhe gjendja e mirë fizike që gëzojnë bluzinjtë janë frymëmarrje më shumë për stafin teknik, që tashmë ka luksin e përzgjedhjes. Gjasat janë që për këtë takim të grumbullohet edhe sulmuesi Pedro Bengui. “Te Luftëtari të gjithë punojnë për skuadrën, ka pak rëndësi se cili do të jetë formacioni me të cilin do të zbresim në fushë. Të gjithë janë në shërbim të ekipit, me objektiv fitoren ndaj Laçit”, përfundoi Milinkoviç./panorama

Luftetari formacioni

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Sot kombëtarja shqiptare zbret në fushë, vajzat kuqezi sfidojnë Hungarinë për Ligën e Kombeve
Lajme

Sot kombëtarja shqiptare zbret në fushë, vajzat kuqezi sfidojnë Hungarinë për Ligën e Kombeve

22/09/2023
3 risi të Kombëtares në tetor
Kryesore

3 risi të Kombëtares në tetor

21/09/2023
UEFA pezullon me kusht dy tribunat e Air Albania. Kush ka blerë bileta rrezikon të ngelet jashtë stadiumit
Kryesore

UEFA pezullon me kusht dy tribunat e Air Albania. Kush ka blerë bileta rrezikon të ngelet jashtë stadiumit

21/09/2023
Armand Duka u jep punonjësve të FSHF 1- mijë bileta, shpërblen edhe votuesit e tij
Kryesore

Armand Duka u jep punonjësve të FSHF 1- mijë bileta, shpërblen edhe votuesit e tij

19/09/2023
Gazetari shqiptar bën deklaratën si taleben: Nuk mund të shkojnë gratë para burrave në stadium për të parë Kombëtaren!
Lajme

Gazetari shqiptar bën deklaratën si taleben: Nuk mund të shkojnë gratë para burrave në stadium për të parë Kombëtaren!

18/09/2023
Gazetari zbulon maskaradën me biletat: Nuk dolën fare në shitje, kupola e FSHF po i shet në treg të zi
Kryesore

Gazetari zbulon maskaradën me biletat: Nuk dolën fare në shitje, kupola e FSHF po i shet në treg të zi

18/09/2023

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

Elisa Spiropali: Uroj që dielli i nxehtë i beharit të ketë pjekur edhe opozitën

Elisa Spiropali për Fredi Belerin: Një gozhdë Nastradini që do shumë durim për t’u shkulur

23/09/2023
Ngjarja shokuese në Greqi/ Kjo është shtëpia ku shqiptari mbante peng gruan për dy vite (FOTO)

Ngjarja shokuese në Greqi/ Kjo është shtëpia ku shqiptari mbante peng gruan për dy vite (FOTO)

23/09/2023
  • Kryesore

© 2023 Argjirolajm.net. Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjirolajm.net. Design by NanStudio.al

✖