Sot qytetarët e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë, festojnë 10-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Për nder të kësaj dite do të ketë aktivitete të ndryshe në të gjitha komunat e Kosovës, kurse seanca solemne e Kuvendit të Kosovës dhe marshimi i trupave të FSK-së, do të jetë të dielën, më 18 shkurt. Dhjetë vite më parë, Kuvendi i Kosovës përmes një deklarate të nënshkruar nga deputetët e Republikës, veç atyre serbë, shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, duke u realizuar dëshira shekullore të shqiptarëve për të fituar pavarësinë.
17 shkurti 2018 shënon ditën kur shteti i Kosovës mbush një dekadë prej kur është shpallur i pavarur. Të dielën e 17 shkurtit 2008 në orën 15: 39 në Kuvendin e Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë, njofton Klan Kosova. Nga ai çast, Kosova u shpall e pavarur derisa në Ballkan u konfirmua edhe një shtet i ri. Kosova e pavarur menjëherë nisi të njihej nga shtetet mike. Ky proces u bë i zakonshëm në ditët e para pas Pavarësisë, ndërsa deri më tash Kosovën e kanë njohur 113 shtete.