• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sot Ditë Zie Kombëtare në Shqipëri, tragjedia e Greqisë është edhe tragjedia jonë

05/03/2023
Sot Ditë Zie Kombëtare në Shqipëri, tragjedia e Greqisë është edhe tragjedia jonë

E diela e 5 marsit në Shqipëri është shpallur Ditë Zie Kombëtare për shkak të aksidentit tragjik në Greqi. Vendimin e njoftoi kryeministri Edi Rama ditën e enjte. Në aksidentin tragjik deri më tani zyrtarizohen të vdekur edhe 4 të rinj shqiptarë. Dy të tjerë konfirmohen si të zhdukur mes dhjetërave të tjerë.

“Tragjedia e Greqisë është edhe tragjedia jonë, dhimbja për jetët e humbura në aksidentin e tmerrshëm është edhe jona dhe ky është një nga ato momente jetësore, kur një humbje e madhe tek fqinji të tregon më shumë se sa njëqind gëzime që jetët tona janë të ndërlidhura pazgjidhshmërisht, e se duhet të bëjmë çmos që t’i bëjmë ato sa më të mira, duke bashkëpunuar gjithnjë e më shumë me njëri-tjetrin❤️ Ditën e dielë Shqipëria do të nderojë me një ditë zie viktimat e tragjedisë, duke u bashkuar simbolikisht me Greqinë mike me flamurin kombëtar të ulur në gjysëm shtize”, shkruante Rama.

Ndërkohë ky vendim i qeverisë shqiptare është raportuar edhe në mediat greke. Vetë Ministria e Jashtme e Greqisë e përshëndeti gjestin solidar të Shqipërisë.

“Faleminderit fqinjëve shqiptarë dhe kryeministrit Edi Rama personalisht që ndau dhimbjen tonë. Jemi thellësisht të prekur”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Greqisë. Shqipëria bëri të njëjtën gjë duke shpallur Ditë Zie Kombëtare edhe për viktimat e tërmetit apokaliptik në Turqi disa javë më parë. ©argjiroja.net

Related Posts

Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë
Lajme

Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë

08/07/2025
Me shpejtësi skëterrë, automjeti përplaset me pemën! Plagoset rëndë shoferi në Maliq
Lajme

Me shpejtësi skëterrë, automjeti përplaset me pemën! Plagoset rëndë shoferi në Maliq

08/07/2025
Situata e zjarreve në vend/ Gjatë ditës së sotme u regjistruan 15 vatra, mbeten aktive ende katër
Lajme

Situata e zjarreve në vend/ Gjatë ditës së sotme u regjistruan 15 vatra, mbeten aktive ende katër

08/07/2025
“Jemi në tokën tonë”/ Banorët përplasen me policinë në Theth, kundërshtojnë shembjen e ndërtimeve
Lajme

“Jemi në tokën tonë”/ Banorët përplasen me policinë në Theth, kundërshtojnë shembjen e ndërtimeve

08/07/2025
Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë dhe heqje të sekuestrove, GJKKO rrëzon bosin e mikrokredive që zhvati qytetarët
Lajme

Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë dhe heqje të sekuestrove, GJKKO rrëzon bosin e mikrokredive që zhvati qytetarët

08/07/2025
Kreshnik Spahiu: ‘Patriotët’ faqezi mos i shesin 10 fish biletat në tregun e zi
Lajme

Kreshnik Spahiu: Drejtësia e ka frikë Berishën. Ende s’ka gjyqtar apo prokuror që guxon ta dënojë atë

08/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Egnatia thyen Breidablik në ndeshjen e parë të Champions, Gruda nderon rrogozhinasit

Egnatia thyen Breidablik në ndeshjen e parë të Champions, Gruda nderon rrogozhinasit

09/07/2025
VIDEO/ Chelsea në finalen e Kupës së Botës për Klube, dy gola vendosin ndeshjen ndaj Fluminenses

VIDEO/ Chelsea në finalen e Kupës së Botës për Klube, dy gola vendosin ndeshjen ndaj Fluminenses

08/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al