• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sot afati i fundit për dorëzimin e koalicioneve në KQZ, PD nis maratonën e marrëveshjeve me aleatët

24/02/2021
Sot afati i fundit për dorëzimin e koalicioneve në KQZ, PD nis maratonën e marrëveshjeve me aleatët

Sot është afati i fundit kur partitë politike duhet të dorëzojnë në KQZ listat e koalicionit, në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

Në orën 11:30 në selinë e PD-së nisi maratona e marrëveshjeve me aleatët. Aleatët do të shkojnë veç e veç për të firmosur marrëveshjen me kryeopozitarin Lulzim Basha, ku kjo marrëveshje do të mbajë edhe numrin e kandidatëve për deputetë që do të publikohen në muajin mars. Turin e këtyre takimeve e priu kreu i PR-së, Fatmir Mediu. Ndërkohë, pas tij pritet të shkojë në selinë e PD-së, kreu i PAA-së, Agron Duka, dhe më pas në orën 13:00 me Dashamir Shehin si dhe në 14:00 me Shpëtim Idrizin nga PDIU apo dhe demokristianin Nard Ndoka në 14:30.

Agron Duka do të përfaqësohet me kandidatë nga partia e tij në 12 qarqe, por vetëm një do të jetë në listë të sigurt. Ndërkohë që Shpëtim Idrizi do të përfaqësohet në 11 qarqe. Ndërsa Ndoka ka një emër në listë të sigurt dhe përfaqësia nga partia e tij do të jetë 7 kandidatë.

Ndërkohë, Fatmir Mediu është i vetmi aleat me të cilin Basha nuk ka arritur ende një marrëveshje përfundimtare. Deri më tani nuk është rënë dakord për përfaqësinë e PR-së në listat. Mediu ka kërkuar në bisedë e sipër që PR-së, t’i njihet pesha elektorale dhe se kandidatët që do të vijnë nga kjo parti, të shihen si kandidatë të koalicionit opozitar.

Kujtojmë se dje kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me kryetarin e PD-së, Basha në selinë e PD-së. Në takimin në fjalë është folur për listat në zgjedhje, ku LSI do të përfaqësohet nga listën e saj dhe aleatet e kryesuar nga PD, do te kene listen e tyre. Opozita e bashkuar do te kete dhe nje marreveshje per qeverisjen pas 25 prillit dhe eshte diskutuar dhe axhenda e fushates zgjedhore, deri ne diten e zgjedhjeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
Blog

Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

12/05/2025
PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës
Kryesore

PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës

12/05/2025
Kryesore

Gjirokastra, Fieri dhe Elbasani, 3 qarqet me diferencë “dramatike” votash PS-PD

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al