Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca duket se do të japë lamtumirën e tij nga Gjirokastra pas përfundimit të detyrës në Shqipëri.
Ai do të nderohet me titullin “Qytetar Nderi” nga Këshilli Bashkiak dhe për dorëzimin e këtij vlerësimi do të organizohet një ceremoni fundjavën e ardhshme në Gjirokastër. Motivacioni i këtij titulli nuk është publikuar ende, ndërkohë që Soreca në korrik të vitit 2021 mori në dorëzim edhe “Çelësin” e Gjirokastrës nga kryebashkiaku Flamur Golemi.
Kryediplomati i BE-së në Shqipëri do të nisë prej 1 prillit një tjetër detyrë të lartë. Ai është emëruar nga shefi i Politikë së Jashtme në BE, Josep Borrell si i dërguari i tij i Posaçëm për Migracionin e Jashtëm, me gradën ambasador. ©argjiroja.net