• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sondazhi/ Ja përse të rinjtë shqiptarë nuk punojnë në vendin e tyre

16/11/2022
Sondazhi/ Ja përse të rinjtë shqiptarë nuk punojnë në vendin e tyre

Të rinjtë shqiptarë sot kërkojnë një perspektivë më të qëndrueshme financiare, sociale dhe profesionale. Sipas sondazhit të Këshillit të Investimeve, problemi më i rëndësishëm i punësimit në sektorin ku të rinjtë aspirojnë të punësohen lidhet me pagat e ulëta të ofruara në krahasim me pretendimet, që ata kanë.

26% e të anketuarve rendisin si arsye primare të mosangazhimit të tyre në punë, pagat e ulëta që ofrojnë kompanitë, krahasuar me pretendimet e tyre, referuar sondazhit mbi disponueshmërinë dhe cilësinë e fuqisë punëtore të zhvilluar nga Këshilli i Investimeve. Ky raport analizon mospërputhjet punëdhënës-punëmarrës në tregun vendas dhe përfshin rreth 250 sipërmarrës dhe 260 të rinj të anketuar gjithsej.

Mentaliteti i punëdhënësit, ku përfshihet komunikimi, përgjegjshmëria siguria apo qëndrueshmëria në punë përbën problematikën e dytë kryesore për 16% të të anketuarve gjithsej.

Më pak shqetësuese duket të jetë kultura e punës, sistemi arsimor, kualifikimi i pamjaftueshëm, pozicionet e pa preferuara, ngarkesa në punë, puna në të zezë, transporti etj.

Të rinjtë shqiptarë motivohen nga paga, njohja, vlerësimi nga eprorët dhe kushtet apo ambienti i punës.

Këta të fundit kërkojnë një perspektivë të qëndrueshme financiare, çka përbën edhe arsyen primare pse shumë prej tyre largohen nga vendi. 25% e të anketuarve rendisin si arsyen kryesore të motivimit në punë, pagën e ofruar.

Peshë të lartë zë dhe njohja apo vlerësimi i punës nga eprori për 17% të të anketuarve.
Së treti, por jo më pak të rëndësishme janë dhe kushtet e punës, trajnimet hyrëse dhe formimi profesional dhe mundësitë e rritjes në karrierë, përkatësisht me 15% të të anketuarve gjithsej secila.

Pjesa e të rinjve që nuk e gjejnë veten tek ofertat e subjekteve ose kanë zgjedhur alternativa që kërkojnë më pak njohuri profesionale por që iu ofrojnë të ardhura më të larta ose po largohen nga vendi kryesisht drejt shteteve europiane.

42% e të rinjve shprehen se arsyeja kryesore se përse e konsiderojnë punësimin jashtë Shqipërisë është qëndrueshmëria finaciare dhe sociale. Zhvillimi profesional është thelbësor për 28% të pjesëmarrës në pyetësorin e Këshillit të Investimeve.

Mungesa e fuqisë punëtore, sidomos e të rinjve që zgjedhin të largohen jashtë vendit për të punuar, është kthyer në një shqetësim për sipërmarrjet. Banka Botërore. në raportin e fundit për zhvillimet rajonale vuri në dukje se një valë e re emigrimi e të rinjve shqiptarë është një nga shkaqet kryesore të mungesës së fuqisë punëtore.

Sipas Bankës, dëshira e shprehur për të emigruar tani arrin kulmin midis grup-moshës 27-30 vjeç në Shqipëri, duke sugjeruar se emigracioni do të vazhdojë të ndryshojë strukturën demografike të Shqipërisë. /monitor

Related Posts

Dash Sula ‘betohet’ te Rama: Zoti kryeministër ju vlerësoj për vizionin! Atë që më dhe ti, s’ma dha partia ime! Ata më hodhën në rrugë
Kryesore

Dash Sula ‘betohet’ te Rama: Zoti kryeministër ju vlerësoj për vizionin! Atë që më dhe ti, s’ma dha partia ime! Ata më hodhën në rrugë

13/02/2026
Pamje të rënda/ 22 lopë dhe viça të djegur pasi zjarri përfshiu stallën (VIDEO)
Kryesore

Pamje të rënda/ 22 lopë dhe viça të djegur pasi zjarri përfshiu stallën (VIDEO)

12/02/2026
Biznesmeni italian vdes në Shqipëri: Mungojnë organet, trupi u mbush me lesh
Kryesore

Biznesmeni italian vdes në Shqipëri: Mungojnë organet, trupi u mbush me lesh

12/02/2026
Deputetja e PS pyet Berishën: Nuk u lodhe duke djegur Shqipërinë për prapanicën tënde?
Kryesore

Deputetja e PS pyet Berishën: Nuk u lodhe duke djegur Shqipërinë për prapanicën tënde?

12/02/2026
Po punonte mbi çati, bie dhe gjen vdekjen 50-vjeçari
Kryesore

Po punonte mbi çati, bie dhe gjen vdekjen 50-vjeçari

12/02/2026
Kumbaro: Ky është plani kombëtar për parandalimin e dhunës dhe bullizimit në shkolla
Kryesore

Kumbaro: Ky është plani kombëtar për parandalimin e dhunës dhe bullizimit në shkolla

12/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Man.United “tremb” Inter, “djajtë e kuq” joshin Dimarco-n, vëzhgues special në Derbin e Italisë

Man.United “tremb” Inter, “djajtë e kuq” joshin Dimarco-n, vëzhgues special në Derbin e Italisë

13/02/2026
Dash Sula ‘betohet’ te Rama: Zoti kryeministër ju vlerësoj për vizionin! Atë që më dhe ti, s’ma dha partia ime! Ata më hodhën në rrugë

Dash Sula ‘betohet’ te Rama: Zoti kryeministër ju vlerësoj për vizionin! Atë që më dhe ti, s’ma dha partia ime! Ata më hodhën në rrugë

13/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al