Performanca e ministres Ogerta Manastirliu në qeveri vlerësohet si më e kënaqshmja nga anëtarët e kabinetit. Ky ishte rezultati i sondazhit të radhës kombëtar i Euronews Albania nga kompania prestigjioze MRB.
Shqiptarët kanë vlerësuar më shumë Manastirliun, e cila ishte e vetmja ministre që kishte rezultat të lartë në performancë “të kënaqshme” (49.8%), ndërsa 15 pjesëtarët e tjerë të kabinetit qeveritar kishin performancë “të pakënaqshme”.
Nga sondazhi të rinjtë rezultoi se vlerësojnë më shumë tre minister Manastirliu, Xhaçka dhe Balluku, ndërkohë që ministrja Spiropali ishte më pak e vlerësuara në grup-moshat 18-24 vjeç (19.9%).
Mbështetësit e socialistëve rezultoi se vlerësojnë më pak ministren e Denaj, ndërsa ata të opozitës vlerësojnë më shumë ministrat Olta Xhaçka dhe Bledi Çuçi.