Të rinjtë e Smile Albania po mirëpresin çdo ditë turistë të shumtë me buzëqeshje dhe informacion në çdo qytet të vendet tonë.
Kryeministri Edi Rama ka uruar sot mirëmëngjesi me të rinjtë e Smile Albania në Gjirokastër të cilët po mirëpresin turistë të huaj.
“Mirëmëngjes dhe me buzëqeshjen e Shqipërisë në Gjirokastër, ju uroj një ditë të bukur”, shprehet Rama.
Turistët në Gjirokastër të pyetur nga të rinjtë e Smile Albania kanë ndarë përshtypjet e tyre duke u shprehur se, “më pëlqen e gjithë pamja e qytetit dhe malet. Çmimet janë gjithashtu shumë të mira dhe ushqimi shumë i shijshëm. Më pëlqejnë njerëzit këtu sepse janë gjithmonë të buzëqeshur”, tha një turiste aziatike.
Disa turiste nga Spanja shprehen se, “njerëzit janë shumë mikpritës, të dashur dhe miqësorë, të bëjnë të ndihesh si në shtëpinë tënde”.
“Është hera e parë në Shqipëri dhe na pëlqen shumë. Na pëlqeu Gjirokastra , sidomos kështjella dhe shtëpia e Skëndulajve. Nesër nisemi për në Përmet, pastaj në Tiranë dhe më lart. Jemi të kënaqur dhe shpresojmë që të jemi deri në fund”, shprehet një çift turistësh nga Italia.
Të rinjtë e të rejat, çdo ditë ofrojnë mikpritje, buzëqeshje, informacion për turistët që vizitojnë vendin tonë në 35 infopoint-e nga veriu në jug të Shqipërisë.