• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Skllavërimi i punëtoreve në biznesin fason: Mos ngel shtatzënë se hiqesh nga puna

16/03/2017
Skllavërimi i punëtoreve në biznesin fason: Mos ngel shtatzënë se hiqesh nga puna

Pas një fabrike këpucësh në qytetin e Lezhës, “Fiks Fare” ishte edhe në qytete të tjera si Shkodër, Berat, Fier e Durrës, në disa kompani fasone në të cilat shfrytëzohet krahu i punës dhe punësohen minorene.

Investigimi dyvjeçar i “Fiksit” tregoi se, nga viti në vit gjendja nuk ndryshon, krahu i punës shfrytëzohet, punësohen minorene dhe pagesat e këtyre punëtoreve janë shumë herë më të vogla sesa paga minimale e vendosur nga ligji.

Punëtorë, roje dhe përgjegjës tregojnë për oraret, pagat dhe siguracionet në punë, të treja këto pika të Kodit të Punës që shkelen nga kompanitë që operojnë në këtë fushë. Në të gjitha këto kompani, kohëzgjatja ditore në punë është nga 9-10 orë, ndërkohë që në bazë të Kodit të Punës, një punëtor duhet të punojë 8 orë në ditë.

“Për orët shtesë duhet të ketë pagesa shtesë”, thotë për “Fiksin” përgjegjësja e punësimit në Inspektoriatin Shtetëror të Punës.

Por në realitet nuk ndodh kështu. “Fiksi” transmetoi rrëfime të punëtoreve, që pohojnë se punojnë edhe të dielave. Nuk mungojnë edhe ekstremet, ku ka punëtorë paga mujore e të cilëve është 10.000 lekë. Një pikë tjetër e shkelur në Kodin e Punës, i cili parashikon pagën minimale 22.000 lekë në muaj, pa përfshirë orët shtesë.

Në një fasoneri në Shkodër, gazetarja e “Fiksit” gjen punëtore të moshës 15 dhe 16 vjeç, të cilat tregojnë se aty punojnë edhe më të vogla sesa ato.

“Ne punojmë 8 orë në ditë edhe të shtunave. Këtu ka edhe 14-vjeçare që punojnë sa ne”, shprehen vajzat e mitura. Ndërkohë, përgjegjësit dinë si të jenë në rregull me shtetin.

Në një tjetër kompani po në Shkodër, përgjegjësja pohon se punësohen minorene 16-vjeçare, por i deklarojnë sikur punojnë me orare të reduktuara.

“E mësojmë ne sesi të thotë nëse vjen shteti, duhet të thotë punoj pak, ndërkohë ajo do t’i bëjë të gjitha orët”, thotë përgjegjësja.

E njëjta panoramë paraqitet edhe në Fier, Durrës dhe Berat. Madje në Berat, sipas rojes së një kompanie fason, mund të merrje edhe 200 lekë në ditë.

“Sa punon, aq merr. Mund të marrësh edhe 200 lekë në ditë, pasi nuk e arrin normën, edhe pse punon 8 orë, ndërsa kur marrin këto vërtetimet e punës ua shkruajnë sikur e kanë rrogën 22.000 lekë”, thotë roja.

Në një tjetër kompani simotër, po në Berat, gazetarët mësojnë se punohet mesatarisht 9 orë në ditë.

Një përgjegjës kompanie në Durrës është i ndërgjegjshëm se e shkel Kodin e Punës për punësimin e minorenëve, duke pohuar se kishte marrë në punë shpeshherë 16-vjeçarë me kohë të plotë.

“E di që e ka Kodi i Punës të mos punojnë mbi 8 orë, por unë nuk do i paguaj nga xhepi nëse ato punojnë 6 orë”, thotë përgjegjësi.

Ndërsa në Fier haset një tjetër problem. Duhet ta bësh mend mirë që të sjellësh në jetë një fëmijë, pasi e ke të sigurtë largimin nga puna. Punëtoreve që marrin lejen e lindjes iu zihen menjeherë vendet e punës. “Ka marrë leje një punonjëse se ishte shtatzënë. Kur u kthye ia kishin zënë vendin dhe tani është pa punë”, tregon roja i objektit të kompanisë./tch

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025
Sipas mjekëve ai nuk do të ecte më kurrë, por tani ai fluturon
Argjiro +

Sipas mjekëve ai nuk do të ecte më kurrë, por tani ai fluturon

25/12/2024

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Rama: Demokratët të votojnë si socialistët në ’92, për fëmijët e tyre

Memorandumi i Kuçit, Rama zbulon sa mandate fiton PS

08/05/2025
Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

08/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al