Ndërsa mbrëme u shkrumbua një stallë bagëtish pranë fshatit Picar, tre vatra të tjera zjarri janë regjistruar sot pasdite ne fshatin Zhulat. Flakët kanë përfshirë sipërfaq të konsiderueshme me kullota dhe pyje. Dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme nga barinjtë e zonës për të rigjeneruar kullotat. Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë për të shuar flakët, por terreni paraqitet i vështirë. Argjirolajm.net sjell pamje nga vendi i ngjarjes.