Janë kryer ditën e sotme të tjera arrestime në spitalin Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, që lidhen me rastin abuziv të sanitares Tire Alldervishi.
Mësohet se janë arrestuar katër infermiere të spitalit.
Në pranga kanë rënë infermieret M. B., Sh. K. dhe S. Ç., si dhe sanitarja R. H. Arrestimet e kryera janë urdhëruar nga Prokuroria e Tiranës dhe firmosur nga prokurori i çështjes. Policia i ka arrestuar punonjëset e spitalit në orarin e punës, teksa kanë qenë të veshura me bluzat e bardha, ndërsa i ka shoqëruar drejt komisariatit për t’i marrë në pyetje.
Siç raportohet, emrat e infermiereve dhe të sanitares tjetër janë zbuluar përmes telefonit të Tire Alldervishit, e cila komunikonte rregullisht me koleget e saj. Nga hetimet paraprake, mësohet se ato i kanë ndarë paratë bashkë.