• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Skandali/ Si u abuzua me fondet për sipërmarrjet e reja, miliona lekë për të bërë qoka (Investigimi)

13/12/2022
Skandali/ Si u abuzua me fondet për sipërmarrjet e reja, miliona lekë për të bërë qoka (Investigimi)

Këtë vit Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen, me në krye Edona Bilalin, për herë të parë zhvilloi dhënien e granteve për të gjitha projektet e reja inovatore, individët bizneset por jo vetëm. Gazetarët e emisionit investigativ “Piranja” kanë ndjekur disa nga rastet flagrante të dhënies së këtyre granteve në bazë preferencash dhe në konflikt të pastër interesi duke prezantuar rastin e një familjeje (babai, djali dhe vajza) të cilët ka përfituar mbi 50 milionë lekë. Siç edhe njoftoi Ministria e Shtetit, rreth 400 biznese, individë, organizata jofitimprurëse, bashki, akademi paraqitën projektet e tyre për përfitimin e granteve për start up dhe pas vlerësimit në datën 13.7.2022 u shpallën fituesit. “VoxNews” ka zbardhur rastet e favorizimit, duke përmendur me emra dhe kompani të gjithë përfituesit.

RASTI 1

Në listën e përfituesve të granteve, rezultojnë dy organizata jo fitimprurëse, “Qëndra Protik”, e cila ka përfituar 3 milionë lekë të reja dhe qendra “Junior Achievment of Albania”, e cila ka përfituar më shumë se 58 milionë lekë të vjetra. Me një vëzhgim të thjeshtë rezulton se këto dy OJF janë krijuar me mbështetjen e Fondit shqiptaro-amerikan të zhvillimit dhe janë partnere me të, pra me mbështetjen e njërit prej anëtarëve të komisionit. Ndërkohë dy bashkëdrejtuesit e AADF, Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli janë gjithashtu anëtarë bordi në qendrën Protik. Fondi shqiptaro-amerikan për zhvillim u pyet në lidhje me marrëdhënien me “AADF” dhe “Protik”, nëse ka një konflikt interesi dhe a jemi në kushtet e një gare të pandershme? Në përgjigjen e kthyer AADF sqaron se Qëndra Protik është themeluar në vitin 2012 falë bashkëpunimit shumëpalësh të qeverisë së Shqipërisë, AADF, USAID dhe Microsoft, me qëllim nxitjen e teknologjisë, inovacionit dhe sipërmarrjes. Madje AADF pohon se ajo është një grantdhënës për qendrën Protik, me “Projection SDA by Protik”. AADF në përgjigjen shteruese pohon se ka caktuar një anëtar në komisionin e vlerësimit, me kërkesë të Ministrisë së sipërmarrjes , por ndërkohë, pavarësisht vkm 313/ 2022 , AADF nuk është e përfshirë në asnjë aspekt në skemat e mbështetjes dhe zhvillimit të start upeve, pasi janë një iniciative ekskluzive e qeverisë shqiptare dhe se punonjësi i AADF nuk përfaqëson asnjë interes të fondit, por ka përgjegjësi personale. Ajo që nuk kuptohet është se si mund të ketë përgjegjësi personale përfaqësuesi i AADF, kur ai është pjesë e komisionit të vlerësimit në ministrinë e sipërmarrjes, vetëm sepse është pjesë e AADF dhe përfaqësues i fondit? Jo vetëm kaq, por AADF sqaron më tej se z. Sarapuli dhe z. Mata, dy bashkëdrejtuesit e fondit, nuk kanë asnjë konflikt interesi duke qenë anëtarë të bordit drejtues të “Protik”. Ajo që nuk kuptojmë është se si mund të vlerësosh projektin e një OJF që e ke krijuar në bashkëpunim me aktorë të tjerë, ndërkohë vetë drejtuesit e AADG njëkohësisht janë anëtarë bordi të qendrës Protik që ka rezultuar fituese? A mund të vlerësosh në këtë rast bashkëpunëtorin tënd ndershmërisht dhe objektivisht mes shumë të tjerëve? Në lidhje me këtë konflikt interesi, u pyet edhe vetë qendra Protik në lidhje me projektin me të cilin kanë aplikuar, fazën e projektit dhe nëse kanë në përbërjen bordit drejtues anëtarë, që janë pjesë e bordeve të tjera. Qëndra Protik, në përgjigjen e kthyer sqaron se ka aplikuar e ka rezultuar fituese me projektin “TechLab by Protik”, për të cilin ka nënshkruar edhe kontratë me Ministrinë e Sipërmarrjes. “Protik” sqaron gjithashtu se është një organizatë jofitimprurëse dhe si e tillë anëtarët e bordit të drejtorëve japin kontributin e tyre pa asnjë shpërblim, dhe se “Protik” nuk është në dijeni të të gjitha angazhimeve dhe kontributeve që ata japin në borde të tjera.

RASTI 2

Një prej shoqërive që ka përfituar para publike është ajo e Fladi i Agollit, administrator i HMS sh.p.k, i cili ka përfituar 4.580.000 lekë të reja fond. Problemi është se Flladi Agolli, i cili ka përfituar para publike është djali i Dritan Agollit, Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. I pyetur nga gazetarët Flladi Agolli nuk pranon të japë shpjegime dhe të thotë nëse ka konflikt interesi. Ai thotë shkurt se “informacion mund të merrni te Ministria”, duke mbyllur telefonin.

RASTI 3

Konkretisht “Skytech” dhe “3DSKY”. Në subjektin SkyTech administrator është Altin Bamllari dhe ortak Arbi Bamllari, djali i Altinit. Ky subjekt ka përfituar grant rreth 50 milionë lekë. Ndërkohë 3DSKY është një subjekt ku administrator është Arbi Bamllari dhe motra e tij dhe kanë përfituar rreth 30 milionë lekë grant. Të dyja këto subjekte kanë adresë të njëjtë, një apartament në qendër të Tiranës. Ndërkohë Arbi Bamllari, djali i talentuar në teknologji është ortak në të dyja kompanitë fituese. Sipas VKM 312 i DATËS 11.5.2022 , të dhënat parësore dhe dytësore në regjistrin e start upeve ndër të tjera përfshihen edhe të dhënat e regjistrit tregtar, numri i identifikimit të subjektit . Si është e mundur që komisioni i vlerësimit nuk ka arritur të identifikojë subjekte që kanë adresë të njëjtë, dhe përfitues janë të njëjtit njerëz?

RASTI 4

Por le t’i kthehemi edhe njëherë kuptimit për start upe-ve, të cilin na e sqaron edhe vete ministria e Sipërmarjes. Edona Bilali në një interviste për mediat pohon se jo çdo biznes i ri është start up, nëse ai nuk ka të përfshirë inovacionin dhe shumëfishimin. Kësaj i mëshon edhe ish ministri Eduard Shalsi, i cili deklaron në media se start up do të thotë inovacion e teknologji. Por nëse shohim listën fituese, vërejmë projekte që vetëm me konceptin e start up nuk kanë lidhje.

REAGIMI EDONA BILALIT

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen dhe Sipërmarrjen, Edona Bilali ka reaguar për herë të parë ndaj investigimit të emisionit “Piranja” se përfituesit e grantit për projektet e inovacionit ishin njerëz me lidhje me pushtetin.

Duke iu përgjigjur deklaratave të deputetes demokrate Ina Zhupa në parlament, e cila tha se video e emisionit investigativ është censuruar për të mos u përhapur në rrjetet sociale, Bilali pretendoi se e kundërta është e vërtetë, duke akuzuar autorët e emisionit për censurë.

Bilali tha se ishte faqja e emisionit “Piranja” ajo që e fshiu vetë videon nga rrjetet sociale, pasi në komente kishin shkruar fituesit e granteve. Bilali tha gjithashtu shtoi se emisioni kishte marrë përgjigje për çdo pyetje të dërguar në ministrinë që ajo drejton, por nuk kishte përfshirë asgjë në kronikën e emisionit.

Bilali shtoi se do të reagojë një moment tjetër, kur të ketë në duar raportin e plotë dhe transparent për këtë çështje.

Sipas emisionit “Piranjat” disa prej granteve për start-up, ishin dhënë bazë preferencash dhe në konflikt të pastër interesi personave që kanë njohje me ministrat apo lidhje me qeverinë.

Replikat në Parlament:

Ministrja Edona Bilali: E nderuar zonja Zhupa, përmendët censurën e medias, por a e dini ju që censurën e ka pikërisht rasti që ju përmendni. Pasi u publikua video, përfituesit të cilët kanë marrë mbështetje edhe nga ju, rezultuan fitues që janë simpatizantë të kësaj force, të asaj force…Kur u atakuan këta përfitues kanë treguar të vërtetën në komente, dhe video u hoq. U hoqën të gjitha komentet dhe u fshi video. Video u publikua sërish dhe sulmi u përsërit sërish. Më vonë u ndoq strategjia tjetër, po ia kalojmë disa të tjerëve. Kush ishte rezultati filluan block, block, block.

Ju inkurajoj që me shumë dashamirësi, për procesin unë do të flas sapo të kemi raportin që është transparent. Por media në fjalë ka dërguar kërkesë dhe ka marrë përgjigje 100% por asgjë nga ato nuk kishte në emision. Njerëzit që u shënjestruan për arsye politike. Me këtë ju sulmoni të rinjtë shqiptarë. Ajo që po cënohet është jo liria e medias, por liria e fjalës.

Deputetja Ina Zhupa: Unë iu referova hetimit të medias, dhe katër rasteve, rasti i djalit të kryetarit të FSHZ, SkyTech etj. Por fakti që ata e kanë thënë me zë e figurë dhe më pas bllokohet nga rrjeti mediatik tregon që ka pas një presion ndaj ju. Nëse e njëjta media mbyll emisionin Log, dhe tashmë thotë që është ndaluar emisioni Piranja të hedhë videon në Youtube që mos të shikohet, ju duhet të ktheni përgjigje me fakte dhe prova. Ju këtu nuk mund të vini duke atakuar emisionin. Të vini me fakte e dokumente, t’ju dëgjojmë ne dhe të gjithë qytetarët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47
Kryesore

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47

11/05/2025
KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani
Kryesore

KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani

11/05/2025
Voton Berisha: Do të kemi një ditë të dytë vere!
Kryesore

Voton Berisha: Do të kemi një ditë të dytë vere!

11/05/2025
Voton kryeministri Edi Rama
Kryesore

Voton kryeministri Edi Rama

11/05/2025
Radhë në Kakavijë, thirrje palës greke: Shtoni sportelet!
Kryesore

Zgjedhjet, fluks në Kakavijë

11/05/2025
100-vjeçari hedh votën: Kam votuar që në vitin 1946
Kryesore

100-vjeçari hedh votën: Kam votuar që në vitin 1946

11/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47

E pazakontë në Fier/ Humbin 500 fletë votimi, gjenden vetëm 47

11/05/2025
KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani

KQZ nxjerr shifrat, ja sa është pjesëmarrja deri më tani

11/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al