• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Skandali në Sarandë/ Qytetari paditet gabimisht me 5 milionë lekë për gjoja ndërtim pa leje, por nuk dinte asgjë

17/10/2018
Skandali në Sarandë/ Qytetari paditet gabimisht me 5 milionë lekë për gjoja ndërtim pa leje, por nuk dinte asgjë

Pesë milionë lekë është gjoba qe Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në Sarandë i ka vendosur shtetasit Shkëlqim Skënderi, me pretendimin se në biznesin e tij në Ksamil ka bëre një ndërtim të paligjshëm.

Por qytetari është njohur me këtë masë vetëm kur Përmbarimi i ka bllokuar të gjitha llogaritë bankare. Çudia më e madhe është se ai nuk ka pasur asnjë lloj biznesi, për më tepër lokal.

Shkëlqim Skënderi: Më kanë vënë një gjobë prej 5 milionë lekësh të vjetra nga INUK. Më kanë thënë që ke një lokal në plazhin e Ksamilit dhe ke bërë ndërtim pa leje. Unë nuk kam as lokal dhe asnjë ndërtim tjetër.

Gazetarja: Kush jua vuri gjobën?

Shkëlqim Skënderi: Pas një viti e kam mësuar se e ka vënë INUK i Sarandës.

Drejtori i IMT-së Sarandë nuk është në dijeni të rastit, por pranon se inspektorja duhet ta ketë shoqëruar gjobën me një foto të ndërtimit pa leje.

Gazetarja: Këtë procesverbalin e konstatimit nuk duhet që ta shoqërojnë me një foto ku është ky objekt. Të na e thotë Manushaqja ku është ky objekti.

Drejtori IMT Sarandë: Patjetër që procedura është dhe pjesa shpjeguese këtu që ka në procesverbalin e konstatimit, shoqërohet edhe me një fotografi përkatëse. Ç’dokumentacion ka vajtur në Tiranë unë nuk mund të flas me përgjegjësi.

Edhe pse Inspektorja që ka vendosur gjobën nuk ka pranuar të prononcohet, IKMT ka vënë në dispozicion fotot e objektit që është vëne gjoba. Por në fakt ky ndërtim nuk është i Shkëlqimit por i vëllait të tij, i cili e zotëron këtë lokal dhe pasi është gjobitur nga IKMT ka fituar gjyqin ndaj këtij institucioni dhe masa e gjobës është pezulluar.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025
Sipas mjekëve ai nuk do të ecte më kurrë, por tani ai fluturon
Argjiro +

Sipas mjekëve ai nuk do të ecte më kurrë, por tani ai fluturon

25/12/2024

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al