Koordinatori politik i Partisë Demokratike dhe kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të Qarkut Vlorë për Partinë Demokratike Bujar Leskaj ka zhvilluar një takim me demokratët e Delvinës. Por ajo që bie në sy në këtë takim është se mbledhja është zhvilluar me më shumë 10 persona dhe se distancimi social është zero.
Në fotot e publikuara në ‘Facebook’m shihet se ata kanë shkelur urdhërin e Komitetit Teknik të Ekspertëve për ndalimin e grumbullimeve me më shumë se 10 persona. Gjithashtu ata kanë shkelur edhe një rregull tjetër, në mbledhje shihet se asnjëri prej tyre nuk ka vendosur maskën e cila prej disa javësh është bërë e detyrueshme në vendin tonë.
Ditën e djeshme, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi ndalimin e grumbullimeve me më shumë se 10 personave në vende të hapura dhe të mbyllura si dhe ndalimin e mbledhjeve partiake dhe tubimet. Gjithashtu në bazë të vendimit ndalohen konferencat, ceremonitë e festave dhe ceremonitë martesore. Ndërsa për ceremonitë mortore lejohet vetëm familja.