• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Skandal/ Mësuesja nga Tepelena i përplas kokën vajzës në tabelën e zezë: Dua ta vras!

06/03/2017
Skandal/ Mësuesja nga Tepelena i përplas kokën vajzës në tabelën e zezë: Dua ta vras!

Një vajzë 8-vjeçare, nxënëse në klasë të tretë në një shkollë fshati në Tepelenë është dhunuar vazhdimisht nga mësuesja e saj.

Mësuesja Rudina Çibuku pranon se e ka sharë dhe goditur disa herë nxënësen, duke u justifikuar se vajza 8 vjeçare është fëmijë i vështirë.

Gazetarët e Fiksit shkuan në Tepelenë, në shkollën “Xhevi Çela” në fshatin Izvor. Takuan Esiadën dhe mamin e saj. Xhevo Çela tregon dhunën, ndërsa thotë se kjo dhunë ka sjellë acarim të vajzës, deri aty sa nuk do të shkojë në shkollë.

Mamaja e Esiadës thotë për Fiksin se është shumë e shqetësuar për vajzën e saj, pasi ka një vit e gjysmë që mësuesja e saj ushtron dhunë të vazhdueshme. “Vajzën ma rreh mësuesja, i thotë budallaçkë, hajdute, i përplas kokën në dërrasë” shprehet Xhevoja me lot në sy. Ajo ka kërkuar disa herë ndihmën e drejtorit të shkollës, por që asnjëherë nuk ka marrë zgjidhje. Kjo e ka detyruar ti drejtohet Fiksit. “Ju lutem më ndihmoni e kam litarin në fyt”- thotë ajo.

Ditari: Dua ta vras mësuesen, të iki nga shtëpia

Vajza e mitur ka shkruar në fletore për të gjitha shqetësimet në shkollë. Ajo ka mbajtur një ditar, duke shkruar se mësuesja i ka përplasur kokën në dërrasë të zezë. Madje ajo ka shkruar se donte ta vriste mësuesen dhe të ikte nga shtëpia.

Ndërkohë, para kamerës së Fiksit, dhe në shoqërinë e nënës së saj, Esiada tregoi për dhunën e mësueses. “Mësuesja më rreh shumë, më thotë budallaçkë, do të shtypë bota me këmbë, më përplas kokën në dërrasë, nuk dua të shkoj më në shkollë” këto janë disa nga fjalët e vajzës së vogël të familjes Çela.

Kamera e fshehtë: Si sillet mësuesja në klasë

Pas denoncimit, Fiksi sjell me zë dhe figurë mënyrën si sillet mësuesja në klasë, ajo gjithë kohës bërtet ndërkohë që Esiadës i merr edhe kuletën e mjeteve mësimore, pasi i duket e dyshimtë se mund të ketë kamera. Vajza qan që i merr kuletën, ndërkohë ajo e kërcënon se do e çojë tek drejtori. “Hajde të shkojmë tani bashkë tek drejtori, e para se ke ardhur me vonesë në shkollë dhe e dyta se edhe ti më ke çuar mua tek drejtori” bërtet mësuesja. Nga fjalët e mësueses dallohet hakmarrje ndaj vajzës.

Ballafaqimi në drejtorinë e shkollës

Në ballafaqimin që bëhet para gazetarëve midis mësueses dhe drejtorit të shkollës, mësuesja pranon se e ka ofenduar vajzën, i ka thënë edhe vjedhacake kur ajo ka marrë lapsat e shokëve, po ashtu e ka ofenduar kur ka qenë në nerva e sipër. “Kokën në dërrasë nuk ja kam përplasur, vetëm i kam shkulur flokët”,pohon mësuesja.

Ndërkohë, drejtori pranoi gabimin e tij. Ai tha në këtë rast drejtoria ka dështuar. “Është një rast që duhet të dinim ta menaxhonim. Nëse mësuesja nuk di të punojë me nxënës të vështirë, atëherë ajo është e paaftë” thotë Petrit Llaka, Drejtor i Shkollës “Xhevi Çela”.

Ai quan totalisht fajtore mësuesen, ndaj pret nga drejtoria arsimore një vendim të rëndë për të, por nëse nuk do vijë ky vendim atëherë do i ndryshohet klasa mësueses.

Psikologia: Mësuesit duhet të testohen nga ana psikologjike, fëmija është në depresion

Për të gjitha këto fakte tronditëse, gazetarët e Fiksit i’u drejtuan psikologes Denada Toçe për të shpjeguar këtë situatë dhe gjendjen e fëmijës. Sipas saj, fëmija është në depresion. Fakti që ka arritur të shkruaj një deklaratë kaq të fortë në ditar, gjendja e saj është e rënduar.

Për këtë arsye duhet të bëjë seanca me psikologë. “Gjurmët tek fëmija janë të thella ndaj duhet të ketë trajtim të vazhdueshëm”, thotë psikologja.

Related Posts

Gjirokastra në emergjencë, nis puna për pastrimin e rrugëve nga inertet (VIDEO)
Kryesore

Gjirokastra në emergjencë, nis puna për pastrimin e rrugëve nga inertet (VIDEO)

07/01/2026
A ka kaluar më e keqja? Ja si do të jetë moti në Gjirokastër për dy ditët e ardhshme
Kryesore

A ka kaluar më e keqja? Ja si do të jetë moti në Gjirokastër për dy ditët e ardhshme

07/01/2026
Alarm në Gjirokastër prej reshjeve intensive, kryebashkiaku bën thirrje për të kufizuar lëvizjet: Telefononi 112 nëse keni nevojë për ndihmë
Kryesore

Alarm në Gjirokastër prej reshjeve intensive, kryebashkiaku bën thirrje për të kufizuar lëvizjet: Telefononi 112 nëse keni nevojë për ndihmë

07/01/2026
Bie masivi, bllokohet rruga Gjirokastër-Tepelenë
Kryesore

Bie masivi, bllokohet rruga Gjirokastër-Tepelenë

06/01/2026
Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në aksin Ura e Leklit–Këlcyrë, shoferi humbet kontrollin, makina përplaset me pemën

05/01/2026
Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Gjirokastër, 45-vjeçari nën hetim për dhunë ndaj thjeshtrës së tij

05/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gjirokastra në emergjencë, nis puna për pastrimin e rrugëve nga inertet (VIDEO)

Gjirokastra në emergjencë, nis puna për pastrimin e rrugëve nga inertet (VIDEO)

07/01/2026
A ka kaluar më e keqja? Ja si do të jetë moti në Gjirokastër për dy ditët e ardhshme

A ka kaluar më e keqja? Ja si do të jetë moti në Gjirokastër për dy ditët e ardhshme

07/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al