Drejtuesja e Komitetit Teknik Mira Rakacolli e vlerësoi si të qëndrueshme situatën epidemiologjike pas festave, ndërsa bëri me dije se do të vazhdojnë kufizimet anti-Covid.
“Siç shihet situata e epidemisë paraqitet e qëndrueshme në një tendencë e lehtë uljeje. Akoma nuk kemi të dhëna të plota për praninë e virusit anglez në Shqipëri. Mendohet që kjo situatë e qëndrueshme është pasojë e masave të marra. Do të vazhdojë ora policore pas orës 22:00. Universiteti të vazhdojë edhe për një periudhe 2 javore online. Fluturimet me Britaninë të mbeten të pezulluara deri me 18 janar. Të vazhdojmë të përdorim maskën në të gjitha ambientet, të ruajmë distancimin social”, tha Rakacolli.