Një “shtëpi bari” është zbuluar në Britaninë e Madhe, ndërsa në pranga janë vënë 3 shtetas shqiparë. Daily Mail shkruan se personat e arrestuar janë Ali Hoxha 29 vjeç, Juljan Jaku 21 vjeç dhe Renald Dema 21 vjeç.
Droga me vlerë 1.3 milionë paund u zbulua me anë të qenëve nuhatës në një zonë të Leicester.
Policia mbeti e habitur, kur një kompani sigurie e specializuar në trajnimin e qenve nuhatës të drogës i informoi ata se qentë e tyre kishin gjetur një sasi të madhe droge në një banesë në Thames Street, Leicester.
Pas marrjes së njoftimit policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe gjetën në katin e fundit të ndërtesës sasinë e drogës.
Tre shqiptarët ishin të fshehur në një magazinë gjatë aksionit të policisë, por më pas ata u arrestuan. Dema, 21 vjeç, pa adresë fikse, u burgos për dy vjet e tre muaj.
Hoxha, 29 vjeç, pa adresë fikse, u dënua me dy vjet e nëntë muaj, ndërsa Jaku, 24 vjeç, gjithashtu pa adresë fikse, u dënua me dy vjet e gjysmë burg.
Duke folur në përfundim të çështjes, inspektori detektiv i zonës, Ross Dimmock tha: “Ky ishte një zbulim i rëndësishëm që jo vetëm çoi në arrestimin e tre personave, por gjithashtu ndaloi drogën me vlerë më shumë se 1 milion paundë, duke goditur rrugët tona.