Marin Mema në ciklin e emisioneve “Shqipëria Tjetër” kësaj radhe ishte ndalur në Lunxhëri të Gjirokastrës, aty ku fshatrat po zbrazen njëlloj si në të gjithë vendin. Mema bisedoi me banorë të Qestoratit dhe Dhoksatit të cilët rrëfejnë dramën e shpopullimit të frikshëm që ka pësuar kjo zonë. Nëse dikur fshati Qestorat numëronte rreth 400 banorë, sot ka vetëm 15 banorë. Sipas INSTAT, në rang qarku Gjirokastra ka humbur në 7 vitet e fundit 17 mijë banorë, një ikje masive me pasoja të rënda sociale që s’ka për t’u rikuperuar kurrë. Shihni emisionin e plotë më poshtë. ©argjirolajm.net