• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Si po e pengon Koço Kokëdhima futbollin shqiptar, me kërkesat e tij ultimative

13/09/2020
Ish-koordinatori i Gjirokastrës i shqetësuar për Urën e Hoshtevës: Qeveri tutkunësh, e kishin mendjen te FSHF-ja

Koço Kokëdhima ka organizuar një “rebelim” të skuadrave të Kategorisë Superiore të Futbollit shqiptar, pasi kanë paraqitur një listë me kërkesa ultimative dhe maksimale ndaj qeverisë.

Pas mbledhjes në Fier, presidentët e klubeve vendosën bojkotimin e kampionatit, duke kërkuar që të hiqen taksat, subvencione nga shteti, që të shpëtojë krizat financiare të mbartura në klube.

Futbolli është një organizim përgjithësisht vullnetar e privat në të gjithë botën, dhe përgjithësisht ka kriza dhe probleme financiare.

Madje duke nisur nga klubet më të fuqishme botërore, ndaj disa prej këtyre klubeve janë në duar manjatësh të fuqishëm aziatikë, duke nisur nga Italia, Franca apo Britania e Madhe.

Në Shqipëri, ndryshe nga çdo vend, me sportin në përgjithësi e në futbollin në veçanti është kryer një lojë ku nuk kanë qenë kurrë në zbatim rregullat e ligjet.

Klubet nuk u privatizuan asnjëherë të gjitha; duke u mbajtur në duart e bashkive nga njëra anë dhe nga disa biznesmenë të mëdhenj, që për pasion por edhe për interes ekonomik se përfitonin nga aspekti fiskal, ku ju uleshin disa taksa si pasojë e sponsorizimit në sport.

Megjithatë për vite, futbolli në vend nuk u bë asnjëherë një sektor të paktën i strukturuar ekonomisht dhe mjaft biznesmenë e kanë përdorur për favore politike dhe lidhje me politikën. Vitet e fundit disa ekipe hynë edhe në lojrat e basteve e ndeshjeve të trukuara.

Por ajo që duket tani me performancën rebeluese që po nxit Kokëdhima, duket se është thjesht një betejë e tij ndaj Edi Ramës duke përdorur futbollin ngaqë i mungon Parlamenti.

Po cilat janë kërkesat që kanë kërkuar klubet e futbollit në Ligën Superiore? Kërkesa e parë: Të ulet TVSH në masën 6%. Kjo kërkesë nuk specifikohet se për çfarë operacioni financiar duhet të bëhet. Pasi nëse përfitojnë edhe kompanitë e biznesit, do të duhet bërë për të gjithë. Nëse kjo kërkohet për operacionet e blerjes së futbollistëve apo administrimit të biletave, sërish duhet specifikohen.

Kërkesa tjetër: Të falen gjobat dhe kamatëvonesat e detyrimeve tatimore, fiskale e të sigurimeve të prapambetura. Edhe kjo nuk duket se ka të bëjë me futbollin, pasi detyrimet fiskale të industrisë së futbollit, nuk kanë krijuar këtë hendek, por bëhet fjalë për biznesin që sponsorizon këtë aktivitet. Nëse bëhet fjalë për të falur sigurimet shoqërore për rrogat e lojtarëve apo stafeve të kluveve, ky nxjerr një handikap të madh se kemi pasur masivisht punë në të zezë dhe çdo amnisti në këtë rast ka rrezik të hapë precedent.

Kërkesa tjetër: Efektet e pezullimit të tatimit mbi të ardhurat personale të lojtarëve, të shtrihen nga 2 në 10 vite. Sërish kërkohet një amnisti fiskale për operacione të mëdha financiare siç janë blerja e lojtarëve. Në çdo vend të botës nëse kryehet ky operacion, ka brenda taksën. Nëse duhet ulje natyrisht që duhet diskutuar, por jo me rebelim ultimativ.

Kërkesa tjetër: “Të miratohet Ligji i vërtetë i Sponsorizimeve, në vend të mashtrimit të qeverisë, që sot propagandohet si Ligj Sponsorizimi për Sportin”. Aktualisht ligji i Sponsorizimeve u ul deri në 20% tatim-fitimin çdo biznesmeni që sponsorizon futbollin, ndërkohë që janë hequr detyrimet doganore për pajisjet mjeksore e sportive. Por për ta plotësuar këtë pjesë për të përfituar, duhet të plotësohen disa kritere të qarta ku thelbi është rregulli financiar dhe formaliteti ekonomik.

Këtu çështja është se në këtë rast nuk po kërkohet as ulje e as lehtësim, por falje gjobash e kamatash të krijuara gjithë këto vite, si dhe heqje totale e taksave. Në këtë rast nuk kemi të bëjmë më me një sistem privat, por me një sistem që nuk zbatohet në asnjë vend të botës. (Shqip)

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Voton Adriatik Lapaj, thirrje qytetarëve: Dilni masivisht!
Kryesore

Voton Adriatik Lapaj, thirrje qytetarëve: Dilni masivisht!

11/05/2025
Policia e Gjirokastrës: Dorëzuam pa problem të gjitha objektet ku janë qendrat e votimit
Kryesore

Policia e Gjirokastrës: Dorëzuam pa problem të gjitha objektet ku janë qendrat e votimit

11/05/2025
Nuk nis votimi në dy qendra të Finiqit, komisionerët s’kishin tërhequr materialet
Kryesore

Nuk nis votimi në dy qendra të Finiqit, komisionerët s’kishin tërhequr materialet

11/05/2025
E pazakontë/ Dollapi i vjetër i rrobave kthehet në dhomën e fshehtë të votimit
Lajme

E pazakontë/ Dollapi i vjetër i rrobave kthehet në dhomën e fshehtë të votimit

11/05/2025
122 mijë votues në qarkun Gjirokastër, PS kërkon 3 mandate, PD punon për Tritan Shehun
Kryesore

122 mijë votues në qarkun Gjirokastër, PS kërkon 3 mandate, PD punon për Tritan Shehun

11/05/2025
“Giro d’Italia”, sot etapa e fundit në Vlorë. Ja rrugët që do të bllokohen
Kryesore

“Giro d’Italia”, sot etapa e fundit në Vlorë. Ja rrugët që do të bllokohen

11/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Voton Adriatik Lapaj, thirrje qytetarëve: Dilni masivisht!

Voton Adriatik Lapaj, thirrje qytetarëve: Dilni masivisht!

11/05/2025
Policia e Gjirokastrës: Dorëzuam pa problem të gjitha objektet ku janë qendrat e votimit

Policia e Gjirokastrës: Dorëzuam pa problem të gjitha objektet ku janë qendrat e votimit

11/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al