• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Si ndryshoi pasuria e gjyqtares së Gjirokastrës, nga 7 milionë lekë të vjetra që deklaroi fillimisht, në 149 milionë lekë deri në vitin 2017

22/07/2020
Si ndryshoi pasuria e gjyqtares së Gjirokastrës, nga 7 milionë lekë të vjetra që deklaroi fillimisht, në 149 milionë lekë deri në vitin 2017

Gjyqtarja e Apelit të Gjirokastrës, Irena Brahimi kaloi vettingun duke u përballur me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që kreu procesin e vetingut përbëhej nga Brunilda Bekteshi, Olsi Komici dhe Lulzim Hamitaj. Irena Brahimi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2001 si gjyqtare e Gjykatës së Gjirokastrës. Prej vitit 2004, ajo e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Gjirokastrës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Irena Brahimi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, gjyqtarja Brahimi zotëronte pasuri me vlerë 729 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare kap vlerën e 14.9 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2017, gjyqtarja Ibrahimi deklaron pasuri familjare të paluajtshme me vlerë 5 milionë lekë, likujditete bankare prej 8.6 milionë lekësh dhe një automjet me vlerë rreth 942 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 35.6 milionë lekë, nga të cilat 51% kanë si burim pagën e subjektit dhe 38% pagën e bashkëshortit. Gjyqtarja e Apelit të Gjirokastrës deklaron gjithashtu të ardhura nga shitja e një pasurie të patundshme prej gati 2% të totalit si dhe të ardhura nga qiraja prej 5%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit të Znj. Irena Brahimi rezultoi pa probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” huatë e marra për blerjen e pasurisë së patundshme. Më konkretisht, në vitin 2008 ajo deklaron blerje të pasurive të patundshme me vlerë 6.9 milionë lekë, me burim kursimet si dhe një hua prej 30 mijë eurosh, e cila shlyhet rregullisht në vitet në vazhdim.

Më parë në vitin 2005, ajo deklaron një hua prej 25 mijë eurosh, e cila i kthehet e papërdorur huadhënësit në vitin 2006.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

/ BIRN/

Related Posts

Hotelet në Sarandë e Ksamil “bëhen pishman”, nis ulja e çmimeve dhe fushatat në rrjetet sociale
Kryesore

Sarandë, nëna denoncon në polici: Më dhunuan dhe filmuan vajzën 12-vjeçare

13/07/2025
Shqipëria, e para në listën e destinacioneve verore jashtë zonës Schengen për t’u vizituar
Kryesore

Turistja serbe denoncon në polici: Në Ksamil më goditën me grusht në kokë

13/07/2025
La ëndrrën për futbollin që të ndërtojë të ardhmen në Theth, 23-vjeçari i zhgënjyer: Do emigroj sërish
Kryesore

La ëndrrën për futbollin që të ndërtojë të ardhmen në Theth, 23-vjeçari i zhgënjyer: Do emigroj sërish

12/07/2025
Blegtoria në rënie të lirë/ Shqipëria importoi nga jashtë 300 mln euro bulmet dhe 383 mln euro mish
Kryesore

Blegtoria në rënie të lirë/ Shqipëria importoi nga jashtë 300 mln euro bulmet dhe 383 mln euro mish

12/07/2025
Vajzën nga Përmeti e pickon gjarpri, pas mjekimit fillestar në Gjirokastër shkon te Trauma në Tiranë
Kryesore

Vajzën nga Përmeti e pickon gjarpri, pas mjekimit fillestar në Gjirokastër shkon te Trauma në Tiranë

12/07/2025
romeo nazifi
Kryesore

Çmendet shqiptari në Greqi/ Tenton të rrëmbejë vajzën 4-vjeçare nga krahët e nënës

12/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Besa Kokëdhima zbulon planet për dasmë: Nuk dua të më ngelë gjë peng

Besa Kokëdhima zbulon planet për dasmë: Nuk dua të më ngelë gjë peng

13/07/2025
Debat në studio/ Deklarata e Gerta Gixharit: Kampingu është për fakirët

Debat në studio/ Deklarata e Gerta Gixharit: Kampingu është për fakirët

13/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al