• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Si do vejë halli…”, Dasho Aliko tregon çfarë bisedoi me Saimir Tahirin në komisariatin e Gjirokastrës për “rënien e Lazaratit” (VIDEO)

10/10/2022
“Si do vejë halli…”, Dasho Aliko tregon çfarë bisedoi me Saimir Tahirin në komisariatin e Gjirokastrës për “rënien e Lazaratit” (VIDEO)

Pas vizitës së Sali Berishës në Lazarat dhe deklaratave të tij, është rikthyer në vëmendje debati për ndërhyrjen e Policisë së Shtetit në vitin 2014. Ish-kryetari i Komunës, Dasho Aliko, duke folur sot në Euronews Albania, ka thënë se në Lazarat nuk fshiheshin kriminelë. Aliko pretendon se ndërhyrja e Policisë së Shtetit ishte brutale, e ngjashme sipas tij me ndërhyrjen e Serbisë në Kosovë. Dasho Aliko tregon më tej edhe bisedën me Saimir Tahirin në komisariatin e Gjirokastrës. “Si do vejë halli”, i ka thënë Saimir Tahi

“Saimir Tahiri më thirri vetë në takim. Unë i shkova në komisariatin e Gjirokastrës, në prani të prokurorit, prefektes dhe kryetarit të Bashkisë Gjirokastër. “Si do vejë kjo punë”, më tha Ministri i Brendshëm. I thashë, Tahir: Nëse ju keni ardhur ta arrini me forcë është e drejta juaj nuk do merrni dorën tonë. Nëse ju kërkoni mendim si mund ta heqim pa patur dëm në asnjë palë, unë do të jap mendimin si e mendoj. Aty diskutuam, ai më tha ok ne duam mendimin tënd. Unë i thashë mendimin tim si ta heqim pa krijuar dëm mes policisë dhe Lazaratat. Sepse Lazarati ishte një fenomen, nuk ishte një gjë sporadike”, tha Aliko.

I pyetur se si mund të ndërhyhej pa pasur dëm, Dasho Aliko ka përmendur negociatat me fshatin, a thua se Lazarati ishte një republike më vete. Sipas Alikos, ideja e zgjidhjes së cështjes me negociata ishte hedhur edhe nga disa deputetë të Partisë Socialiste. Më poshtë intervista e plotë e Alikos dhe debati i tij me gazetarët në Euronews Albania. ©argjiroja.net

Related Posts

Aksident i rëndë në Tepelenë, 3 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Tepelenë, 3 të plagosur

05/02/2026
tepelene thike plagosje
Kryesore

Zhduket 65-vjeçari nga Tepelena, vëllai denoncon në komisariat

05/02/2026
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Sherr në Këlcyrë, dëmtohet 13-vjeçarja

05/02/2026
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Gjirokastër, paraqitet me dokument të falsifikuar, nën hetim 65-vjeçari

04/02/2026
Po raportonte protestën, dhunohet gazetari në Vlorë, protestuesi në gjendje të dehur e goditi me grusht
Lajme

Po raportonte protestën, dhunohet gazetari në Vlorë, protestuesi në gjendje të dehur e goditi me grusht

04/02/2026
75 milionë euro për trajtimin e ujërave të ndotura në Vjosë, ja bashkitë që përfitojnë nga projekti
Kryesore

Nis projekti “Vjosa e Gjelbër”, forcohen kapacitetet e bashkive përgjatë lumit

04/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Në pritje të Barella-s e Çalhanoglu, dy mesfushorët pritet të rikthehen ndaj Juventusit

Në pritje të Barella-s e Çalhanoglu, dy mesfushorët pritet të rikthehen ndaj Juventusit

05/02/2026
Presidenti i Federatës së Kosovës besimplotë: Japim 100% ndaj Sllovakisë, kualifikimi i mundur

I vetëm në garë, Agim Ademi merr 100% të votave, konfirmohet në krye të FFK

05/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al