Ndonëse jemi disa muaj para zgjedhjeve parlamentare, pandemia ka shkaktuar një ngërç në zgjedhjet e organeve të reja drejtuese të Partisë Socialiste.
Pas mbledhjes së kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politikë në qarqe në selinë rozë, punimet e Asamblesë Kombëtare janë shtyrë sërish pa afat. Shkak është bërë situata e krijuar nga pandemia dhe mungesa e një hapësire që do të mundësonte distancimin social për 350 persona.
Po ashtu, edhe mënyra e votimit po mban peng mbledhjen e asamblesë së PS, pasi mbledhjet online nuk e lejojnë votimin e fshehtë ndaj sërish as sot nuk u dakordua për një datë konkrete, duke mos sjellë mbledhjen e strukturave të organeve më të larta të PS.
“Do vendoset në ditët në vijim, për të zgjedhur disa nga institucionet më të rëndësishme të PS si Sekretari i Përgjithshëm, Kryesia dhe Sekretariati i PS. Variantet që kemi diskutuar deri tani online apo me distanca nuk na e mundësojnë këtë gjë. Duke parë situatën e pandemisë edhe me nisjen e vitit të ri shkollor do vendosim për mbledhjen e Asamblesë së PS dhe për zgjedhjen e strukturave”, deklaroi edhe një ditë më parë në A2 sekretari organizativ i Partisë Socialiste, Arbën Pëllumbi.
Në kushtet kur fillimisht u fol në media se punimet do të mbahen në 11 shtator, sërish edhe ky skenar është rrëzuar. Në këto rrethana mbetet e paqartë se kur PS-ja do ta ndërmarrë këtë hap, për të përfunduar riorganizimin e saj, edhe pse ky është një moment i rëndësishëm për të, pasi ndodhet disa muaj para zgjedhjeve të reja parlamentare.
Kryesia
Edi Rama
Taulant Balla
Gramoz Ruçi
Ditmir Bushati
Valentina Leskaj
Niko Peleshi
Mimi Kodheli
Lindita Nikolla
Evis Kushi
Erion Veliaj
Damian Gjiknuri
Blendi Klosi
Eglantina Gjermeni
Erion Braçe
Vangjush Dako
Armando Subashi
Arben Ahmetaj
Fatmir Xhafaj
Olta Xhaçka
Pandeli Majko
Vasilika Hysi
Ermonela Valikaj Felaj
Ulsi Manja
Sekretarët
Taulant Balla – Sekretar i Përgjithshëm
Alfred Peza – Sekretar për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile dhe Mediat
Blerina Gjylameti – Sekretare për Organizimin Digjital
Ilir Beqaj – Sekretar për Koordinimin e Këshillave të Rajoneve
Laert Duraj – Sekretar për Emigracionin
Teuta Vodo – Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare
Arben Pëllumbi – Sekretar Organizativ dhe i Koordinimit Elektoral
Damian Gjiknuri – Sekretar për Çështjet Zgjedhore
Lindita Nikolla – Sekretar për Burimet Njerëzore dhe Bashkëqeverisjen
Gent Cakaj – Sekretar për Rininë