Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Irenej është konfirmuar pozitiv me koronavirus. Lajmi konfirmohet nga Kisha Ortodokse Serbe përmes një deklarate të lëshuar sonte në mesnatë. Irenej ndodhet i shtruar në spital në Beograd. Në deklaratë thuhet se gjendja e tij është e qëndrueshme. Kleriku ka ethe, por deri më tani nuk paraqet rrezik. Të dielën që shkoi Irenej mori pjesë në ceremoninë mortore të varrimit të Amfilohies, kreu të Kishës Ortodokse të Malit të Zi, i cili vdiq nga covid 19. Gjatë asaj ceremonie u vu re shpërkujdesja e njerëzve në respektimin e masave antiCovid.