• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shtrenjtohen pushimet në Shqipëri për pushuesit nga Kosova, ja cila është arsyeja

23/05/2023
Publikohet raporti, njihuni me plazhet me të pastra në Shqipëri

Përveçse eksportin e mallrave, forcimi i euros dekurajon eksportet e shërbimeve, të tilla si turizmi dhe call center. Shqiptarët nga Kosova, që përbëjnë rreth 40% të ofertës turistike, po dekurajohen të pushojnë në Shqipëri. Rënia e Euros në këmbim me Lekun i ka bërë edhe më të shtrenjta pushimet në Shqipëri.

Shpëtim Turku, nga agjencia e udhëtimit “Fibula” në Kosovë, shpjegoi se “me rritjen e Lekut ndaj Euros, po reflekton uljen e udhëtimeve nga Kosova në Shqipëri, pasi çmimet e paketave automatikisht janë 12% më të shtrenjta vetëm nga ky fakt.

Gjithashtu, përveç kursit të këmbimit, çmimet e paketave janë rritur rreth 15-20%. Në total, në krahasim me vitin e kaluar, Shqipëria është më e shtrenjtë prej 27-32%”, shpjegoi z. Turku.

Sipas tij, do të ketë ulje më tej të turistëve nga Kosova për në Shqipëri, pasi pushuesit do të orientohen në tregje të tjera, siç është Turqia, Egjipti, Bulgaria, Greqia, etj. “Fafa Resort”, një nga më të mëdhenjtë në vend, pohoi se këtë vit ka më pak vizitorë nga Kosova. Qëndrojnë më pak net dhe shpenzojnë më pak.

Një euro këmbehet me rreth 112 lekë aktualisht, nga 121 në maj të vitit të kaluar. Një turist, me 100 euro sot merr 11,200 lekë, nga 12,100 lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë, ose 900 lekë më pak.

Turistët nga Kosova nuk u rritën në 2022

Shifrat zyrtare nga Ministria e Turizmit tregojnë se nga janari në dhjetor 2022 Shqipërinë e vizituan 2.6 milionë shqiptarë të Kosovës.

Një vit më parë pra në 2021 shifra është pak a shumë në të njëjtin nivel por e parë në përqindje kemi një rënie me 0.04 për qind të turistëve nga Kosova.

Mbetet e paqartë si është bërë vlerësimi i turistëve në kushtet kur gjatë verës nisi kalimi i lirë në doganë mes dy vendeve në kuadër të zotimeve të marra gjatë mbledhjeve të përbashkëta të qeverive.

Rënia e papërfillshme e vitit 2022 nuk shihet si një problem në thelb, por ajo që është shqetësuese në vijim është fakti që turizmi patriotik mund të pësojë një rrjedhje të konsiderueshme me liberalizimin e njoftuar tashmë të vizave për Kosovën.

Shqipëria përjetoi në vitin 2022 vitin më të mirë historik në turizëm ku numri i të huajve që shkelën në territorin e vendit ishte 7.5 milionë deri në dhjetor ndërkohë që nga këta sipas statistikave të turizmit 7.1 milionë janë mirëfilltazi turistë.

Kosova vijon të mbajë peshën kryesore, me 34% të totalit të hyrjeve të shtetasve të huaj. Gjatë periudhës së pandemisë, Kosova mbajti gjallë turizmin shqiptar, teksa prej tij erdhën gjysma e hyrjeve./MONITOR

Related Posts

Fryhet Vjosa dhe Drino, jugu kërcënohet nga përmbytjet. Çfarë ndodhi mbrëmë pas mesnate
Kryesore

IGJEO: Pritet rritje e prurjeve dhe niveleve në të gjithë lumenjtë. Ja zonat që rrezikohen nga përmbytjet

12/01/2026
Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?
Blog

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

12/01/2026
Banorët në Selenicë nisën të hapnin rrugën e bllokuar, policia vendos shiritin e sigurisë
Kryesore

Banorët në Selenicë nisën të hapnin rrugën e bllokuar, policia vendos shiritin e sigurisë

12/01/2026
Vjosa del sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit
Kryesore

Vjosa del sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit

12/01/2026
Aksident i rëndë në Novoselë, shoferi humbet kontrollin dhe përplaset me bordurën e rrugës
Kryesore

Aksident i rëndë në Novoselë, shoferi humbet kontrollin dhe përplaset me bordurën e rrugës

12/01/2026
Aksident në autostradën Gjirokastër-Tepelenë
Kryesore

Aksident në autostradën Gjirokastër-Tepelenë

12/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fryhet Vjosa dhe Drino, jugu kërcënohet nga përmbytjet. Çfarë ndodhi mbrëmë pas mesnate

IGJEO: Pritet rritje e prurjeve dhe niveleve në të gjithë lumenjtë. Ja zonat që rrezikohen nga përmbytjet

12/01/2026
Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

12/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al