Ish-deputeti i PD-së në Gjirokastër, Tritan Shehu, i cili në rininë e vet pozonte me Enver Hoxhën, sot hedh akuza ndaj qeverisë për restaurim të shtëpisë së tij në Gjirokastër. Përmes një postimi në Facebook, Shehu shprehet se Rilindja kërkon ta kthejë shtëpinë e diktatorit në vend pelegrinazhi.
Në fakt ‘deputeti i djegur’ harron se restaurimin e kësaj shtëpie, e ka kryer Bashkia Gjirokastër me një fond rreth 35 milionë lekë dhe jo qeveria. Sigurisht që nuk ka asnjë problem, bashkia ka bërë shumë mirë që ka ndërhyrë në çatinë e shtëpisë që funksionon si Muze Etnografik. Investimi është kryer rreth 3 vite më parë.
Por me sa duket informatorët e Tritan Shehut ia kanë përcjell gabim informacionin, prandaj edhe ai në zellin që ka marrë sot si gjoja antikomunist i ditëve të para, shkruan të pavërteta në faqen e vet në Facebook. Më poshtë postimi i plotë i Shehut dhe kronika e Tch për restaurimin e shtëpisë së Enver Hoxhës.
Ne Gjirokaster, shtepia e Diktatorit vend pelegrinazhi!! Shtepine e lindjes se tij Rilindja vendos ta restauroje me fondet publike. Nderkaq Qeveria e Austrise po paguan 1,5 M Euro per te blere nga privati shtepine e lindjes se Hitlerit, vetem per ta shkaterruar ate e ndertuar aty nje qender per pacientet me aftesi te kufizuara, te cilet ai i zhdukte ne kampet e cfarosjes, si dhe te nje muzeum ne kujtim te nje prej atyre kampeve, atij te Mathausen.
Edhe sot para asaj shtepie ne Austri gjendet nje gur me mbishkrimin “Per paqen, lirine dhe demokracine, kurre me fashizem qe na kujton miliona te vdekur”. Po para shtepise se Diktatorit tone ne Gjirokaster a do te vendoset se paku dicka e ngjashme? Ne fakt mbas prishjes se saj, aty duhet ndertuar nje muzeum ne kujtim te viktimave gjirokastrite te komunizmit. Por Rilindja desheron ta ktheje ate ne nje vend peligrinazhi nostalgjik!
Diference si nata me diten kjo midisi nesh dhe Perendimit ne qendrimet ndaj diktatoreve, pergjegjes per krime monstruoze, sejcili ne vendin e tij. Keto nostalgji po perdoren ne Shqiperi per te perhapur Sindromen e Stokolmit, qe po merr dimensione te rrezikeshme, pikerisht per te justifikuar ngritjen e autokracise se sotme, forcimin e despotizmit lindor, qe po konsolidohet cdo dite.